Flash

Kryeparlamentari grek: Punojmë për të përballuar nacionalizmin e disa qarqeve në Shqipëri

Lapsi.al 11 October 2018
Kryeparlamentari grek: Punojmë për të përballuar

Kryetari i parlamentit grek ka deklaruar se Athina po punon për të përballuar “dogmat nacionaliste të disa qarqeve në Shqipëri”.

Ky pohim përfshihet në reagimin e kryeparlamentarit grek ndaj propozimit të ministrit të mbrojtjes Kammenos, për krijimin e një “boshti stabiliteti” në rajon, që do të shmangte veç të tjerash penetrimin e Rusisë në Ballkan.

Kryetari i parlamentit grek, Nikos Voutsis, shprehu “befasimin dhe habinë” e tij ndaj propozimit të ministrit të Mbrojtjes.

“Pres që Kammenos të japë shpjegime të mëtejshme që të kuptojmë se çfarë do të thotë. Vlerësoj se kjo është gabim nga çdo pikëpamje”, tha kryeparlamentari grek dhe vazhdoi:

“Ne për vite të tëra po punojmë për bashkëpunimin dhe zhvillimin në Ballkan dhe hapjen e rrugëve për një pjesëmarrje të barazvlershme në BE. Jemi kundër krijimit të boshteve, pikërisht që të përballojmë qoftë dogmat dhe stereotipet nacionaliste nga ana e disa qarqeve në Shqipëri, qoftë penetrimin në Ballkan që orvatet kohë pas kohe të bëjë udhëheqja turke. Punojmë që të mos ekzistojnë dhe të mos krijohen boshte të tilla”.

Gjatë vizitës së tij në Uashington, ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos diskutoi me nënsekretarin Amerikan të Shtetit, Wes Mitchell, idenë për nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe ndërmjet vendeve fqinje, që do të shërbejë si barrierë ndaj rrezikut rus në Ballkan. Kammenos tha se në këtë mënyrë do të garantohej edhe stabiliteti i Maqedonisë, duke e shtyrë për të ardhmen zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin midis Athinës dhe Shkupit./ora news

Të këshilluara

Mbyllen 41 degë në universitetet e rretheve

12 programe studimi janë mbyllur këtë vit të ri akademik në universitetin Aleksandër Xhovani në Elbasan. Mes tyre janë matematikë-fizika, bio-kimia dhe një sërë...

16:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI