Flash

"Ishte puç shteti, u përfshi edhe SHISH" Taulant Balla flet për video-pergjimet e dosjes "Babalja"

Lapsi.al 11 October 2018
"Ishte puç shteti, u përfshi edhe SHISH" Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla e ka quajtur një "puç shteti" denoncimin e Babales nga foltorja e Kuvendit në lidhje me akuzat që janë bërë në drejtim të tij për çështjen Babale. Balla u shpreh se në videon “Babale 1”, janë tre aktorë të përfshirë duke përfshirë Fredi Alizotin, Albert Veliu dhe Ervin Salianji.

Më tej deputeti i PS, tha se ai nuk do të bëj më kallëzime në Prokurori, pasi tashmë çështja është në dorë të drejtësisë.

"Transmetimi që Ervin Salianji, që është bërë në oborr të SHQUP-it, nga ish drejtori i policisë bashkiake të Lulit, është që PD nuk thotë ende nuk është gazetari i radhës te video e radhës, se unë nuk di që ish drejtori i lulit të ketë punuar ndonjë ditë gazetar.

Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Ervin Salianji, në “Babale 1”. Të njëjtët person në hall bashkëpunuan dhe hodhën në opinion një video të re, nuk bëj më kallëzim, se çështjen e ka prokurori por duket qartë se atyre u janë ofruar nga 100 mijë euro për kokë për rolet.

Basha duhet të kërkonte ndjesë publike për përfshirjen e turpshme, Salianji ka vënë në shërbim edhe gazetarin Olldashi, që ky ka qenë edhe pjesë infiltrimi edhe nga SHISH që e bën edhe më të rëndë këtë histori puçi" u shpreh Balla që më parë ka mohuar deklaratat e Fredi Alizotit, i cili e përfshiu në ofertat që iu bënë për para, për të pranuar se ai ishte aktori në rolin e Agron Xhafajt, në bisedën me skafistin Albert Veliu.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI