Flash

Gazeta gjermane: Shqiptarët e pakënaqur me qeverinë nuk dalin në rrugë, shkojnë në aeroport!

Lapsi.al 11 October 2018
Gazeta gjermane: Shqiptarët e pakënaqur me qeverinë nuk dalin

Edi Rama ka ftuar në Tiranë, një grup gazetarësh gjermanë, me shpresën se kjo do të ndikojë për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në BE, me qëllim për të ndihmuar në çeljen e negociatave.

Por duket se gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë, pasi gazetarët kanë ikur me përshtypje negative nga Shqipëria. Gazeta ‘Hannoversche Allgemeine’, e rajonit të Saksonisë, por me ndikim në Gjermani, e nis shkrimin duke theksuar mënyrën se si komunikon Rama.

"Kryeministri është në humor të keq. Edi Rama më shumë bërtet sesa flet", shkruan gazeta.

Për më tepër, gazeta shkruan se nuk është vetëm BE që ka dyshime për kursin e reformave të qeverisë, por në radhë të parë janë shqiptarët.

‘Dyshime për kursin e reformave ka në radhë të parë vetë në Shqipëri,’ shkruan gazeta.

"Megjithatë, dyshime rreth kursit të reformave të qeverisë shqiptare nuk ka vetëm në Europë. Në Shqipëri vetë, pakënaqësia është e lartë. Qindra-mijëra njerëz janë larguar nga vendi vitet e fundit- në drejtim të vendeve europiane, por edhe në drejtim të SHBA-së dhe Kanadasë. Shumica e shqiptarëve vijnë në Gjermani si azilkërkues- pa ndonjë shans për të mbetur këtu. Berlini dhe Tirana kanë punuar së bashku që prej vitit 2015, kur 54 mijë shqiptarë kërkuan azil këtu.

Qeveria federale tani po rekruton infermierë nga ky vend, interesi është i madh. Shpesh dëgjon të thuhet: Nëse je i pakënaqur me qeverinë, nuk del në rrugë, por shkon në aeroport".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI