Flash

Urdhri i Ramës, reagon AKEP: Portalet i hoqën reklamat e kompanive të basteve

Lapsi.al 10 October 2018
Urdhri i Ramës, reagon AKEP: Portalet i hoqën reklamat e kompanive

AKEP ka njoftuar se pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të hequr të gjitha reklamat, portalet i kanë hequr, menjëherë dhe vullnetarisht. Nga monitorimi i kryer, konstatohet se:

“Mbi verifikimin dhe bllokimin e faqeve domain me përmbajtje publiciteti mbi lojërat e fatit në kundershtim me aktet ligjore dhe nënligjore ne fuqi.

Në mbështetje të Ligjit Nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Ligjit Nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” AKEP në bashkëpunim me Autoritetitn e Mediave Audioviziove ka kryer sot verifikimin e faqeve web në domain. al dhe nën domain-et .gov.al, .mil.al, .edu.al, .com.al, .org.al dhe .net.al

dhe domaine të tjera( si psh .com, .net etj), të cilat përmbanin publicitet mbi lojërat e fatit në kundërshtim me nenin 9 pika 2 të Ligjit Nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Pas verefikimeve të kryera, grupi i punës në AKEP ka konstatuar se nga ana e mediave dhe portaleve online ka patur një veprim efikas në heqjen vullnetare të reklamave nga faqet e internetit deri në orën 17.00 të ditës së sotme, 10 tetor 2018.

Ndërkohë që AKEP në bashkëpunim me AMA dhe institucionet e tjera të perfshira do të vijojë monitorimin e zbatimit të legjislacionit në këtë fushë dhe do të bllokojë çdo domain i cili do të tentojë të rikthehet në praktikën e shkeljes së ligjit në këtë drejtim”, shkruhet në njoftim.

Të këshilluara

Durrës, arrestohet trafikanti me tre emra

Policia e Durrësit në bashkëpunim me “shqiponjat” e FNSH ka arrestuar shtetasin Ferdinand Tare, i kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge dhe krijimin e një o...

16:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI