Flash

Taulant Balla mohon njohjen me dëshmitarin e rremë, Fredi Alizotin

Lapsi.al 10 October 2018
Taulant Balla mohon njohjen me dëshmitarin e rremë, Fredi Alizotin

“Unë nuk e kam takuar kurrë”, kështu u shpreh Taulant Balla jashtë gjykatës së Tiranës, ku u pyet për deklaratat e Alizotit, në videon e publikuar një ditë më parë nga deputeti demokrat Salianji.

Fredi Alizoti deklaroi se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu e kishte marrë në shtëpinë e tij për ta çuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe pas takimit me prokurorin e kishte takuar me një "Taulant" që i kishte bërë ofertë për dëshminë e rreme, të cilën ai sot po e paraqet në gjyq.

Fredi Alizoti është vetëofruar në polici, sikur ishte njeriu që kishte luajtur rolin e Agron Xhafajt në video-përgjimin e Albert Veliut.

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/10/WhatsApp-Video-2018-10-10-at-10.06.56.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI