Flash

Studimi i Harvardit/ Burra masturbohuni, shpëtoni nga kanceri

Lapsi.al 10 October 2018
Studimi i Harvardit/ Burra masturbohuni, shpëtoni nga kanceri

Meshkujt duhet të masturbojnë më shumë nëse dëshirojnë të ulin rrezikun nga zhvillimi i kancerit, thuhet sipas NHS – Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë në Angli.

Hulumtimi i ri i publikuar në uebfaqen e NHS gjeti se rreziku nga kanceri i prostatës ishte dukshëm më i ulët tek meshkujt të cilët ‘prisheshin’ të paktën 21 herë në muaj përmes seksit ose masturbimit. Kanceri i prostatës është aktualisht një nga kanceret më të zakonshëm tek meshkujt, me qindra mijëra raste çdo vit. Hulumtuesit nga shkollat mjekësore në Harvard dhe Boston, dhe universitete të ndryshme, studiuan 31,925 meshkuj të shëndetshëm të cilët iu nënshtruan një ankete rreth asaj se sa shumë masturbojnë ose bëjnë seks. Gjetjet, të publikuara në gazetën Urologjia Evropiane, krahasuan ata që ‘derdheshin’ 21 herë me meshkujt që e bënin këtë të katër deri në shtatë herë çdo katër javë. Hulumtuesit gjetën se rreziku nga kanceri i prostatës kishte rënë dukshëm tek meshkujt të cilët ‘derdheshin’ të paktën 21 herë në muaj. Kjo ishte krahasuar me ata që e bënin këtë vetëm katër deri në shtatë herë në muaj.
 

Të këshilluara

Ata (s)ishin pesë

Janë shumë të apasionuar pas teknologjisë. Janë kërkues, navigues, dëshirues, për të shkuar përtej kufijve të imagjinatës. Janë studentë të talentuar në univers...

12:19

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI