Flash

Salianji nxjerr dokumentat: Si kontrolloi Fatmir Xhafaj hetimet për përgjimin e vëllait të tij

Lapsi.al 10 October 2018
Salianji nxjerr dokumentat: Si kontrolloi Fatmir Xhafaj hetimet për

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar disa dokumenta në studion e emisionit “Opinion”. Ai tha se pas hetimeve të prokurorisë për audio përgjimin mes Babales dhe Agron Xhafajt qëndron në fakt vetë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas Salianjit zërin e Geron apo Agron Xhafajt e kanë marrë ekspertë të policisë shkencore që varen nga ministria e brendshme. Salianji tha se edhe prokurori Gentian Osmani ka kërkuar që për analizën ta merren specialistë të policisë kriminale.

“Edhe tablatet telefonike i ka zbardhur Ministria e Brendshme Vartësit e Fatmir Xhafajt kanë marrë kampionin e zërit të Agron Xhafës si dhe kanë zbardhur përgjimet e Babales dhe të miat” – tha Salianji duke theksuar se bëhet fjalë për një konflikt të pastër interesi.

Deputeti demokrat ka akuzuar shefen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela se ka shmangur shortin dhe ka caktuar prokurorin Gentian Osmani me urdhër të ndjekë këtë çështje. Salianji tha se në dojen hetimore gjenden vërtetimet e gjendjes gjyqësore të Albert Veliut dhe Agron Xhafajt, të dyja me të njëjtën datë dhe me të njëjtin numër protokolli, por njëra është shkruar me germa kapitale kompjuteri ndërsa tjetar me shkrim dore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI