Flash

Francë, goditet klani shqiptar që grabiti 98 shtëpi me vlerë 423 mijë euro, u kapet 2.5 kg ar

Lapsi.al 10 October 2018
Francë, goditet klani shqiptar që grabiti 98 shtëpi me vlerë

Gjashtë persona me origjinë shqiptare janë arrestuar nga policia franceze për vjedhjen e 98 shtëpive.

Gazeta "Le Parisien" shkruan se shqiptarët dyshohen për vjedhje të stolive dhe sendeve të tjera me vlerën e 423 mijë eurove në rajon e Bordos dhe Toulouse.

Pesë burra dhe një grua me origjinë shqiptare, të moshës 30 deri 40 vjeç, u arrestua të hënën në Bergerac (Dordogne).

Anëtarët e klanit të grabitësve besohet të kenë vepruar në mes nëntorit 2017 dhe tetorit 2018, duke grabitur dhjetëra banesa.

Policia ka sekuestruar 13,500 euro para të gatshme, automjete të vjedhura, armë, municionit si dhe 2.5 kilogramë shufra ari.

Ata shfrytëzuan mungesën e pronarëve për të thyer një dritare duke vjedhur bizhuterinë dhe sendet e tjera të vlefshme.

Të gjashtë të dyshuarit, të gjithë të njohur për policinë për të njëjtat akuza, u vendosën në paraburgim në xhandarmërinë e Bergeracit.

Hetimet janë ende në zhvillim e sipër. Ata do të dalin të enjten ose të premten para gjykatës së Bordosë për masën e sigurisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI