Flash

“Babalja” ka bërë edhe një përgjim tjetër që e ka dorëzuar në SHISH

Lapsi.al 10 October 2018
“Babalja” ka bërë edhe një përgjim tjetër

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se në Britaninë e Madhe ka shkuar zëri i Agron Hysenit, Agron Xhafës dhe Fredi Alizotit.

Lala tha se Prokuroria është në vështirësi për të provuar këtë skenar ose të kundërtën e tij pasi ekspertiza audio e bërë në laboratorin britanik nuk mundi të saktësojë kush është personi me të cilin po flet Babalja. Lala zbuloi se ky i fundit ka bërë edhe një tjetër regjistrim të cilin e ka dorëzuar në SHISH.

“Albert Veliu pasi ka marrë kontakt me gazetarin Jetmir Olldashi dhe ka bërë një bisedë paraprake, ka realizuar dhe regjistruar në telefonin e tij, zërin e shtetasit Agron Hyseni dhe ka shkuar me këtë zë duke pretenduar se bëhej fjalë për vëllanë e ministrit të Brendshëm.

Pasi ka takuar gazetarin Olldashi, ka shkuar në SHISH, pasi ekziston një raport i SHISH të dërguar në Prokurori, ku presopuzohet që Albert Veliu kishte informacion për një grup të strukturuar” – tha Lala. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI