Flash

Zbulohet plani i qeverisë për të goditur të ‘fortët’ që vënë gjoba

Lapsi.al 9 October 2018
Zbulohet plani i qeverisë për të goditur të

Policia e Shtetit shumë shpejt do të godasë elementët kriminalë që vendosin gjoba ndaj qytetarëve. Pohimi është bërë nga zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda në studion e ABC News.

Sipas zv/ministres Voda, do të bëhen ndërhyrje në Kodin Penal për të forcuar dënimet ndaj veprave të tilla si gjobëvëniet. Në këtë aspekt, do të ketë një vëmendje të shtuar ndaj veprave të gjobëvënieve nga ana e elementëve kriminalë.

Zëvendësministrja e Brendshme bëri me dije gjithashtu se në vend ekzistojnë 41 grupe kriminale. Nëntë prej këtyre grupeve janë goditur nga policia gjatë operacionit “Forca e Ligjit”, e ngritur pikërisht për të luftuar krimin e organizuar.

“Janë 41 grupe kriminale që operojnë në vend. Nëntë prej tyre janë goditur nga operacioni “Forca e Ligjit”. Gjobëvënia do të jetë në fokus të paketës kundër “të paprekshmëve”. ‘Forca e Ligjit’ do të hetojë elementët kriminalë që kanë përfituar nga bastet sportive. Synojmë të rrisim dënimet në Kodin Penal për vepra si për shembull gjobëvënia”, u shpreh Rovena Voda.

Zv/ministrja u pyet edhe për sigurinë në shkolla, për të cilën tha se janë shtuar efektivët në këto ambiente, por qëndrojnë pa uniformë.

“Do të jenë persona të trajnuar në Akademinë e Policisë, por do të jenë civilë dhe nuk do të mbajnë armë“, tha zv/ministrja Voda për policët që qëndrojnë në shkolla.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI