Flash

Ligj i ri për “Të fortët”/ A do shkëputet dot Rama nga miqësitë e vjetra?

Lapsi.al 9 October 2018
Ligj i ri për “Të fortët”/ A do shkëputet dot

Kryeministri Rama prezantoi sot nismën për një ligj të ri, të veçantë në llojin e tij që do të ketë të bëjë me trajtimin e elementëve kontigjentë nga policia. Ligji do të marrë emrin “Të fortët”, njësoj siç njihen në zhargonin e rrugës.

“Qeveria ka nisur draftimin e një pakete ndryshimesh në Kodin Penal për “Të fortët”. Kështu quhet paketa, “Të fortët”, të cilëve përmes një trajtimi ekzemplar, përmes përshkallëzimit të presionit të policisë së shtetit në çdo territor, do t’u rezervojmë edhe ndëshkime penale ekzemplare për format e tyre të preferuara të karshillëkut ndaj ligjit, ndaj qytetarëve dhe ndaj biznesit” deklaroi Rama.

Por vetë kryeministri ka një histori të gjatë miqësie me të fortët. Janë të njohura tashmë në Partinë Socialiste katapultimet e të fortëve nga gjobat, grabitjet dhe përdhunimet drejt tribunave politike, drejt parlamentit apo edhe në krye të bashkive. Prandaj mbetet për t'u parë nëse kur të veprojë ky ligj, do të shkëputet Edi Rama nga miqësitë e vjetra me kriminelët, apo do të jetë në anën e policëve?

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI