Flash

Përplasje në spital, policia shkon të marrë Ervis Martinajn, por nuk lejohen nga...

Lapsi.al 9 October 2018
Përplasje në spital, policia shkon të marrë Ervis Martinajn,

Në Spitalin Amerikan nr.2 ka pasur një përplasje mes oficerëve të policisë dhe mjekëve.

Raportohet se policia ka tentuar të shoqërojë të plagosurin Ervis Martinaj në spitalin e burgut, por mjekët nuk kanë lejuar pasi gjendja e tij është e rëndë dhe nuk mund të trajtohet në spitalin e burgut.

“Ishte një situatë tensioni mes policisë së burgjeve dhe mjekëve të spitalit. Ata kanë gjykuar se gjendja e tij ishte stabile dhe kanë tentuar ta transportojnë në spitalin e  burgut, pasi ndaj tij është dhënë masa arrest me burg. Por mjekët e spitalit nuk e kanë lejuar dhe kanë penguar punonjësit e policisë që ta transportonin në spitalin  burgut. Me ndërhyrjen edhe të avokatit është sqaruar situta dhe momentalisht Ervis Martinaj ndodhet në ambientet e Spitalit Amerikan, ndërsa forca të policisë ndodhen në ambientet e këtij spitali, pasi mbajnë në vëzhgim të plagosurin” - tha gazetarja Dorjana Bezat në emisionin "Dritare me Rudinën" në News24.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI