Flash

"Komandoja në kërkim për vrasjen e Bllokut po mendon të dorëzohet"

Lapsi.al 9 October 2018
"Komandoja në kërkim për vrasjen e Bllokut po mendon të

Mevjol Bilo është një nga personat e shpallur në kërkim për ngjarjen e 4 tetorit në Bllok, ku komandoja akuzohet se është autori i vrasjes së Fabian Gaxhës si dhe plagosjes së Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24 se të martën është sekuestruar arma e shërbimit të Bilos në repartin e Zall-Herit, që thuhet se ishte përdorur që në 5 qershor. Duke u bazuar tek burime policore, Lala tha se kishte zëra për një vetëdorëzim të mundshëm të ushtarakut, i cili natën kur ndodhi krimi ishte jashtë shërbimit, por punonte privatisht si truproja i këngëtares Elvana Gjata.

“Sot është sekuestruar arma e shërbimit të Mavjoll Bilos, që e kishte përdorur që në 5 qershor. Thuhet se është duke u bindur për një vetëdorëzim, pasi mendohet se gjithçka ka qenë në tronditje e sipër”, - tha Lala.

Kujtojmë se Elvana Gjata, i dashuri i saj, Ervin Mata, Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (Të tre të shpallur në kërkim) kanë qenë të ulur në një tavolinë para se te ndodhte vrasja, ndërsa kanë nisur konfiktin me palën tjetër ku ishte viktima.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI