Flash

Kapelja e Melania Trump shkakton polemika

Lapsi.al 9 October 2018
Kapelja e Melania Trump shkakton polemika

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se po i mëshon gjithnjë e më shumë stilit të mesazheve të forta të përcjella përmes modës dhe zgjedhjes së veshjeve me të cilat ajo shfaqet në daljet e saj publike. E nëse mendoni, se ajo stopoi në këtë drejtim, e keni gabim!

Melania Trump ka ndërmarrë këto ditë një udhëtim e vetme në Afrikë, për të prekur nga afër varfërinë dhe territorin e vështirë atje. Ajo shfaqet në krahë të këtij komuniteti duke përqafuar fëmijë në një vizitë të fundit të saj në parkun kombëtar të Nairobit në Kenia dhe për t’i vënë vulën veshjes së saj, ajo kishte menduar edhe për një aksesor shtesë, më saktë një kapelë.

Realisht, ajo nuk është e tillë, sa duket të jetë një helmetë e bardhë, që i përket epokës koloniale, e që reflekton hapur periudhën kur afrikanët shfrytëzoheshin pa mëshirë nga perëndimorët.

Sipas The Guardian, helmetat e kokës janë një simbol i “shtypjes” dhe ushtarët e specialistët e kafshëve të egra e zëvendësuan helmetën me kapele të tjera që përdoren në ngjarje ceremoniale, ndërsa mbetet një zgjedhje e kufizuar për përdorim të shpeshtë.

“Ne sapo përfunduam një udhëtim të mahnitshëm,” u shpreh Trump,  për një media të huaj. “Ne shkuam në Gana, në Malavi, Kenia, këtu jemi në Egjipt, dua të flas për udhëtimin tim dhe jo për atë që vura. Është shumë e rëndësishme ajo që bëjmë, çfarë po bëj me ndihmën amerikane, dhe atë që bëj me nismat e mia, dhe dëshiroj që njerëzit të përqëndrohen në atë që bëj, jo atë që vura “, tha Zonja e Parë e SHBA-ve si për të përligjur zgjedhjen e saj.

Por, në fakt ajo bëri të kundërtën! Shkaktoi sërish bujë kudo në media vetëm me një kapele që vendosi!

Të këshilluara

Tina Turner: Si shpëtova nga dhuna dhe vdekja

“Në ditën që unë dhe burri im Ike u takuam përpara gjykatës kur isha 39 vjeçe, isha gati të fitoja lirinë time!”- nis rrëfimin e saj Tina Turner në autobiografi...

14:43

Ed Sheeran lë pas Adele me shifrat e tij

Pak muaj më parë u zbulua se Ed Sheeran kishte lënë pas këngëtaren tjetër Adele, si muzikanti më i paguar në botë. Së fundmi sipas disa llogaritjeve del se Ed S...

13:25

Dakota Johnson,mama së shpejti

Aktorja e njohur, Dakota Johnson do të bëhet së shpejti nënë. Ajo dhe i dashuri i saj Chris Martin realizuan një festë të dielën për faktin se do të bëhen prind...

11:30

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI