Flash

Investigimi/ Të rinjtë në Tiranë drogohen me qetësues kuajsh

Lapsi.al 9 October 2018
Investigimi/ Të rinjtë në Tiranë drogohen me qetësues

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” pritet të sjellë sonte me zë dhe figurë, llojet e lëndëve narkotike të ndaluara, që u shiten nën dorë nxënësve dhe të rinjve për t'u droguar. Mësohet se në një investigim të gazetarëve të Stop janë siguruar dëshmi dhe filmime sesi në rrugët e Tiranës, shiten qetësues kuajsh që të rinjtë i përdorin për t'u droguar.

Mjafton një interesim i thjeshtë dhe paratë me vete dhe njerëz jashtë cdo dyshimi, të tregtojnë me shumicë e pakicë, lëndë narkotike të ndaluara, të cilat përdoren për anestezinë e kafshëve. Mësohet, se gjatë investigimit, shitësja e lëndës së ndaluar, shfaqet e qartë mbi cfarë është duke bërë, por thotë, se “mallin” e saj e marrin shumë të rinj dhe ata dinë edhe si përgatitet. Investigimi pritet të publikohet ditën e sotme nga emisioni "Stop".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI