Flash

Flet ish-polici Erzen Breçani: Çfarë më tha “kunati i Babales” për audio-përgjimin

Lapsi.al 9 October 2018
Flet ish-polici Erzen Breçani: Çfarë më tha

Pasi iu përmend emri në dosjen e hetimit “Babalja”, ish-drejtuesi i policisë Erzen Breçani ka thyer heshtjen. I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News24”, Breçani pohoi faktin se ishte thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi ishte përmendur në audio-përgjimin e publikuar nga PD, ku implikohet vëllai i Xhafajt në pazare droge. Sipas Erzen Breçanit, “Babalja” ishte për të përfituar azil politik, ndërsa shtoi se e kishte marrë në telefon kunati i “Babales” dhe i kishte kërkuar takim.

“Është e vërtetë që jam thirrur nga prokurori i Krimeve të Rënda për këtë ngjarje. Kam marrë një telefonatë para dy tre muajsh. Më është prezantuar një person si kunati i Babales. “Jam kunati i Babales” tha. ‘Dua të rrëfej për diçka që të flasim nga afër’, tha. Më tha; ‘dua dhe 4 mijë lekë borxh se skam ku të fle’. E pyeta se; ‘pse nuk shkon të flesh në shtëpinë tënde në Fier’. Ai përmendi edhe azilin politik. Unë i thash se nuk duhet të merrej me këtë çështje. Në prokurori jam thirrur dhe para një muajsh, nuk kisha folur me askënd. Pyeta prokurorin dhe i thash; pse e keni nxjerr këtë, se unë e njoh hetimin”, - tha Breçani.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI