Flash

Ervin Salianji: U shpikën dy aktorë, Fredi Alizoti flet me persona pa lidhje

Lapsi.al 9 October 2018
Ervin Salianji: U shpikën dy aktorë, Fredi Alizoti flet me persona pa

“Një shok i Edi Ramës përmend emrin tim sikur i kisha premtuar 200 mijë euro”. Kështu u shpreh deputeti demokrat Ervin Salianji, pas publikimit të përgjigmeve të Fredi Alizotit, që tashmë janë provë në dosjen e prokurorisë për çështjen “Babale”.

Ervis Salianji, është përmendur gjatë komunikimeve telefonike nga Fredi Alizoti, personi që sipas Prokurorisë se ka interpretuar Agron Xhafajn në audiopërgjim. Alizoti thotë se deputeti i PD i kishte premtuar 200 mijë euro për ta kryer këtë gjë.

Por Salianji, nga studio e News24, u shpreh “Kjo është çështja ‘Xhafaj’ jo ‘babalja’. Për të qenë të sinqertë para publikut në fashikullin e prokurorisë, nuk ka prokuroria asnjë rast të përmendur emrin tim. Një shok i Edi Ramës përmend emrin tim sikur i kisha premtuar 200 mijë euro. Nëse do ishte një fakt i tillë unë s’do isha në këtë studio, s’do kishim kallëzim të rremë por korrupsion. Kryeministri në shkelje të Kushtetutës tha unë kam ngritur një grup pune për këtë çështje. Prokurorëve ua kam thënë vetë që unë me këtë personin nuk kam asnjë kontatkt, zero. Është një inskenim i turpshëm për të shëptuar atë që nuk e shpëtuan dot me ekspertizën. Këta kanë shpikur jo një por dy aktorë. Nuk është vetëm Fredi Alizoti por dhe Agron Hyseni. Prokuroria ka çuar një grup me aktorë”.

Salianji shtoi se ka pasur komunikim me Albert Veliun para dhe pas publikimit të intervistës dhe audio përgjimit nga PD.

“Albert Veliun, apo Babalen unë si funksionar i PD-së, e kam takuar dhe i kam dhënë garanci për mbrojtjen e tij për jetën dhe familjen. Duke parë si kanë ardhur gjërat, ne kemi pasur të drejtë në qëndrimet tona. Gjithçka që aludohet është tek deklarimi i prokurorisë. Komunikimet janë diku 20 me Albert Veliun, në fillim për garancitë që kërkonte dhe më pas për kërcënimin pas publikimit të audio-përgjimit. Kam komunikuar para dhe pas publikimit, vetëm në selinë e PD dhe duke u marrë vetëm me këtë çështje”.

Ai deklaroi më tej se Fredi Alizoti është një personazh, një njeri që Edi Rama e ka çuar në audicion për të imituar zërin e Agron Xhafaj.

“Është një personazh i nxjerrë pas publikimit. As gazetari Olldashi nuk e njihte fare. Ku faktohen këto që thotë Alizoti dhe për më tepër me persona që nuk kam asnjë lidhje fare. Akt ekspertimi britanik thotë që regjistrimi video është marrë nga pamjet e mediave. Ne nuk i kemi dhënë pamjet e mediave prokurorisë”, u shpreh deputeti i PD.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI