Flash

Basha: Saimir Tahiri iku në Gjermani me të dashurin e Elvana Gjatës, u përfshi në vrasjen në Bllok

Lapsi.al 9 October 2018
Basha: Saimir Tahiri iku në Gjermani me të dashurin e Elvana

Nga selia e PD-së kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi sot gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se vrasja në Bllok dhe plagosja e dy personave erdhi për pazare kokaine dhe jo një sherr banal për një këngëtare siç u shit në opinionin publik.

Basha tha se në ngjarje u përfshinë trafikantë të njohur dhe të lidhur me pushtetin, duke lidhur ish-ministrin Saimir Tahiri me Ervin Matën që është ende në kërkim.

“Ngjarja e fundit në Tiranë, që na u shit për katër ditë si përplasje për një këngëtare, është një përplasje për pazare droge. Janë të përfshirë trafikantë të njohur dhe dokumentuar me lidhje me pushtetin. E mbani mend kur Sajmir Tahiri u nis për në Gjermani, pasi ktheu pasaportën? E dini me kë ishte në Gjermani? Me këtë Matën e përfshirë në lokal, në goditjen me armë midis bandave rivale”, - deklaroi Basha..

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI