Flash

Basha flet me emra: Bandat kontrollojnë vendin, menaxhohen nga Sejdini, Balla, Bushati e Xhafaj

Lapsi.al 9 October 2018
Basha flet me emra: Bandat kontrollojnë vendin, menaxhohen nga Sejdini,

Ashtu sikurse lajmëroi më herët Basha ka nisur bashkëbisedimin e tij më gazetarët. Ai përballë tyre nga selia e PD-së tha se jemi në një situatë kur institucionet janë shpartallua nga krimi. Ai tha se vendi sundohet nga bandat.

“Në mes të qyteteve po ndodhin përplasje me armë, të cilat nxjerrin në pah, faktin që krimi është më i fortë se kurrë dhe kontrollon territorin dhe ekonominë. Organet e zbatimit të ligjit janë të shpartalluara dhe drejtuesit e tyre janë vënë në shërbim të krimit. Sot qytetet sundohen nga bandat që kontrollojnë  gjithçka, kontrollojnë pushtetin politik, ekzekutiv, parlamentin e drejtësinë. Nga Tirana në Vlorë, Shkodër e Durrës grupe të rrezikshme kriminale përbëjnë sot aktivitetin e vetëm kriminal dhe ekonomik të vendit. Kanë shtënë në dorë gjithçka. Kudo në qytetet tona gjithçka kontrollohet nga bandat” - u shpreh Basha.

Duke folur në veçanti për qytetet Basha tha se sot Elbasani menaxhohet nga bandat në bashkëpunim me kryebashkiakun Sejdini dhe deputetin Balla. “Asgjë nuk ka në Elbasan vec krimit”- theksoi Basha.

Duke u ndalur në Shkodër, Basha akuzoi sërish ministrin Ditmir Bushati për lidhje me bandën e Bajrajve. “Njeriu që përfaqëson Shqipërinë para ndërkombëtarëve ka angazhuar krerët e bandës Bajraj, është njeriu që flet më shumë me ta” theksoi Basha.

Akuzat më të rënda kryedemokrati i lëshoi  për qytetin e Vlorës, ku implikoi sërish vëllain e ministrit te brendshem, Agron Xhafaj.

“Në Vlorë gjithçka sundohet nga banda e trafikut të drogës. 100 % të kontrollit të detit e kontrollojnë njerëz të klanit kriminal Xhafaj. E kontrollojnë në bashkëpunim me ortakët e tij në krim, vëllezërit Murataj. Mbajnë prokurorë në listë-pagesa, që tani po përdoren për të shkatërruar hetimin për trafikun e drogës.” – tha Basha.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI