Flash

Babalja, ku u xhirua filmi, në Shqup apo në Surrel?

Lapsi.al 9 October 2018
Babalja, ku u xhirua filmi, në Shqup apo në Surrel?
Botimi i një pjese nga raporti i ekspertizës angleze të “JP French Associates" nuk ka vërtetuar dot as që përgjimi i Babales ishte i besueshëm, as atë që pretendon Edi Rama, se ai ishte një lojë me aktorë, e luajtur në selinë e PD-së. Me pak fjalë, ai thotë se zëri i vëllait të ministrit të brendëshëm, Agron Xhafajt nuk është i deshifrueshëm për shkak të cilësisë së dobët. Por ai nuk mbështet dot as versionin e mbrojtur nga Prokuroria, Rilindja dhe gazetarët pranë tyre, se rolin e ka luajtur Fredi Alizoti, në këmbim të parave që i janë ofruar nga qarqe pranë PD. Pra, ajo që na u premtua nga kryeministri me siguri të plotë, se prova shkencore ndërkombëtare që ai arriti ta marrë në më pak se 24 orë, rrezultoi një dështim. Lexo më tej:

Laboratori anglez/Si u rrëzuan një nga një alibitë e Ramës për vëllezërit Xhafaj?

Kronologjia e pamundur e një ekspertize ndërkombëtare E vërteta mbeti në mes. Socialistët sërish do të vazhdojnë të thonë se e gjitha ka qenë një montim dhe demokratët do i’a kthejnë se manipulimin e kanë bërë ata. Në mungesë të një institucioni të besushëm ndërkombëtar për zbardhjen e ngjarjes, rolin e ndriçimit të saj do ta marrë sërish në dorë prokuroria shqiptare. Po, për të kuptuar sa e aftë është ajo ta mbajë të veshur këtë kostum, filmin duhet ta kthjejmë një vit më parë. Atëherë socialistët shpallën se, në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe fryëmën e reformës në drejtësi, kryeprokuroren do ta zgjidhnin me votat e tyre. Opozita ia ktheu se këtë po e bënin për të mbylluar të gjitha çështjet që u digjnin. Qeveria këmbënguli se kjo prokurore, do të qëndronte vetëm një apo dy muaj, nuk do të kishte të drejtë të bënte lëvizje, nuk do të gëzonte kompetenca tu hiqte dosje vartësve apo ti transferonte ata. Në fakt të gjitha këto ndodhën njëra pas tjetrës. Dhe kësaj prokurorie i takon të zbardhë sot dosjen Babale -Agron Xhafaj. Dhe është e lehtë të shikohet se ç’ka bërë. E la menjëherë Agron Xhafajn të largohej nga vendi sepse nuk i interesonte të hetonte atë.  E përqëndroi të gjithë hetimin te pista që e shfajësonte Xhafajn, duke përforcuar versionin e një aktori me pagesë? Nuk u thellua në investigim se mos ky aktori me pagesë, ishte përpunuar nga ata që ishin të interesuar për ta daravitur skandalin që u plasi në derë. Nuk ngriti pikpyetje se si i bëhet që ekspertët britanikë të JP French Associates nuk japin garanci që ai të jetë zëri i Fredi Alizotit. Pa përfillur asnjë nga këto dilema publikut shqiptar do i serviret gjella tashmë e njohur se avionët e drogës janë mushkonja, se Dritan Zagani është trafikant, se Saimir Tahiri nuk i njeh Habilajt, se Xhisiela vetëdigjej me cigare dhe se Taulant Balla nuk ka foto me trafikantë. Ata do të dëgjojnë se dikush ka paguar kunatin e Babales, Fredi Alizotin, që të bënte rrolin e vëllait të ministrit të Brendëshëm, në një plan të mirëmenduar për të rrëzuar qeverinë. Ata do të dëgjojnë se e gjitha ishte një montim. Ata do të dëgjojnë se filmi u luajt dhe u sponsorizua në zyrat e Shqupit. Natyrisht të gjitha këto edhe mund të jenë të vërteta. Por, kjo nuk i heq askujt të drejtën të llogjikojë nga e kundërta. Përse gjithçka nuk qenka gatuar në vilën e Surrelit? Pse Rama, kur paska qenë i ndërgjegjshëm se një aferë e tillë i rrëzoka qeverinë, të mos ketë manipuluar ai? Pse një njeri që u quajtka a i korruptaur sa të marë para nga njëra palë, mos i markërka ato edhe nga pala tjetër? Pse ta kenë paguar demokratët Alizotin dhe mos ta kenë paguar socialistët, që të luajë rrolin e një të dëshpëruari që nuk i kanë dhënë 100 mijë eurot e premtuara? Pra pse duhet të besojmë se ateljeja e kinostudios qenkësh ngritur në Shqup dhe jo në Surrel? Me sa duket të dyja këto variante do të vazhdojnë të bashkëjetojnë. Dhe për këtë ka vetm një përgjegjës. Ata që na premtuan një ekspertizë të besueshme ndërkombëtare dhe nuk na e sollën, ata që një vit më parë nuk nguruan ta lyejnë prokurorinë me ngjyrat e tyre. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Kosova dhe rosat e Robert Cooperit

Si u bë që njeriu i cili hartoi marrëveshjen e prillit 2013 dhe e shpalli atë të jetë arritje historike, tani thotë se situata mes Kosovës dhe Serbisë nuk funks...

16:40

Pro Ramës, kundër shpifjes

I kapur në hall nga skandalet që po i shpërthejnë njëri pas tjetrit, i gjendur në vështirësi, pasi makineria e vet e propagandës, nuk po i bën dot ballë krimina...

17:42

Prangat e padrejta në duart e Rexhepit

Prangat në duart e Rexhep Rahjës nuk janë një rast për të bërtitur fitore dhe aq më pak një çast gëzimi se drejtësia me sa duket po funksionon. Sepse vëllezërit...

17:43

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI