Flash

Titoli në shtëpi/ Si u përgjigj Xhisiela kur policia i ofroi mbrojtje

Lapsi.al 8 October 2018
Titoli në shtëpi/ Si u përgjigj Xhisiela kur policia i ofroi

Tritoli që shpërtheu natën e kaluar në shtëpitë e familjeve Muça, në lidhje gjaku me Xhisiela Malokun dyshohet se kanë lidhje me historinë e 25 vjeçares me djalin e deputetit Rrahman Rraja. Denoncimi i vajzës përfundoi me arrestimin e Rexhep Rrajes që për momentin gjendet në qelitë e paraburgimit, megjithë përpjekjet e Xhisiela Malokut për t'i mohuar deklaratat e saj dhe gadishmërinë që tregoi për ta pranuar dëshminë e rreme, duke marrë parasysh edhe burgosjen.

Por kur historia u publikua në media, policia i ofroi mbrojtje Xhisiela Malokut dhe familjes së saj, mbrojtje që vajza nuk e pranoi me idenë se nuk kishte asnjë konflikt me fisin Rraja.

"Policia më ka ofruar mbrojtje, por unë nuk e kam pranuar" u shpreh Xhisiela që po ashtu ka pranuar se nuk jeton në shtëpinë e saj në Larushk, por në Tiranë.

Nga shpërthimi i tritolit natën e kaluar nuk ka mbetur asnjë i plagosur, por mesazhi për familjen e Xhisiela Malokut tashmë është marrë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI