Flash

Tiranë/ Hyn me armë për të vjedhur dyqanin e floririt, shikoni si e zmbraps shitësja (VIDEO)

Lapsi.al 8 October 2018
Tiranë/ Hyn me armë për të vjedhur dyqanin e floririt,

Tentativa e një personi të armatosur për të vjedhur një dyqan bizhuterishë floriri ka dështuar, pasi njëra nga shitëset gjeti guximin t'i drejtonte atij një spraj djegës në fytyrë duke e detyruar të largohej.

Siç duket në videon më poshtë, grabitësi ka qenë i maskuar. Njëra nga shitëset ulëriti nga frika, ndërsa tjetra iu kundërpërgjigj me sprajin djegës.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në rrugën "Muhamed Gjollesha" në Tiranë, përballë shkollës Sabaudin Gabrani, ndërsa më pas është bërë edhe një denoncim në polici, për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të kësaj grabitjeje të mbetur në tentativë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI