Flash

I dashuri e rrahi brutalisht, vajza nga brazili publikon fotot pas dhunës në "Instagram" (FOTO)

Lapsi.al 8 October 2018
I dashuri e rrahi brutalisht, vajza nga brazili publikon fotot pas dhunës

Një episod dhune në familje, i cili mund të ishte mbajtur i fshehtë siç ndodh shpesh në këto raste, është denoncuar në rrjetet sociale nga vetë viktima.

Me vullnetin e saj, 22-vjeçarja ka shpërndarë një Instagram një foto pas dhunimit nga i dashuri i saj 25 vjeç.

Çdo gjë ndodhi me 23 shtator, protagonistët e këtij sherri janë Melissa Gentz,22 vjeçe dhe i dashuri i saj i pasur 25-vjeç, Erick Bretz, të dy me orgjinë nga Brazili por me banim në Florida, SHBA.

E reja ishte rrahur brutalisht nga i dashuri i saj pas një diskutimi rreth fotove që ajo publikon në Instagram.

Imazhi që ka çuar në një grindje të tmerrshme me çiftit, ishte një foto ku 22-vjeçarja ishte me një fustan të zi, por që sipas 25-vjeçarit ai ishte shumë i shkurtër.

Erick Bretz kishte hyrë fshehurazi në llogarinë e Melissës dhe kishte fshirë çdo foto që i dukej e papërshtatshme.

Pas kësaj grindja e çiftit ka degraduar, teksa 25-vjeçari goditi me grushte, shqelma e madje u përpoq ta mbyste partneren e tij, e cila shprehet se ai ia kishte shtrënguar qafën mes këmbëve të tij derisa e ka lënë pa ndjenja.

Teksa e dhunonte, i riu mësohet t’i ketë thënë Melissës që nëse do që marrëdhënia e tyre të vazhdojë, 22-vjeçarja duhet t’i bindet atij.

Melissa, e cila është modele, ka vendosur të mos heshtë por ta kthejë dhimbjen e saj në forcë dhe tashmë imazhi i saj me fytyrën e dhunuar është shpërndarë në të gjithë botën.

Të këshilluara

Tom Hardy promovon filmin e ri

Tom Hardy, ka promovuar  filmin e tij të fundit "Venom", që ka të bëjë me personazhin e famshëm të Marvelit, karakteri negativ në filmin e Spidermanit në të cil...

16:45

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI