Flash

Gazeta Britanike: Pse një i arratisur nga Shqipëria ecën i lirë në rrugët tona?

Lapsi.al 8 October 2018
Gazeta Britanike: Pse një i arratisur nga Shqipëria ecën i

Gazeta Britanike “Sunday Express” thotë se dëbimi i kriminelëve të huaj nga vendi po shndërrohet në një problem serioz, pasi autoritetet nuk po veprojnë. Kjo media, e cila ka publikuar një koment, e mbështet këtë me rastin e një shqiptari.

Gazeta britanike “Sunday Express” në numrin e së dielës ka publikuar një koment lidhur me një fenomen që po ndodh gjithnjë dhe më shpesh në Mbretërinë e Bashkuar. “Një i arratisur, i dënuar për vrasje, i cili në një kohë ishte në listën e më të kërkuarve të Interpolit, është i lirë të endet në Britani. Që kur erdhi këtu nga Shqipëria, Hektor Mahmutaj, 42 vjeç, është përfshirë në krim”, shkruan e përditshmja duke saktësuar se ai është burgosur nga Gjykata e Liverpolit për posedim armësh. “Sunday Express” nënvizon se ai akoma lëviz i lirë në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar për shkak të pretendimit se një ekstradim i tij në Shqipëri do të “shkelë të drejtat e tij të njeriut”. Gjithashtu njofton se autoritetet as që kanë nisur procedurat e deportimit. Media britanike thekson se historia e tij çon në një problem më të gjerë. “Sunday Express” shkruan se zyrtarët kanë premtuar marrjen e masave për të huajt që bëjnë krime në Angli, por deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret. Një gjë e tillë, sipas gazetës, konfirmohet edhe nga fakti që Mahmutaj ndodhet ende në Britani.

 
 

Të këshilluara

Astrit Patozi: Referendum për Babalen

Bëje revolucionin, po pate këllqe, o derdimen, por jo për Babalen. Se partia, që ke privatizuar dhe i ke marrë emrin me qera prej 5 vjetësh, nuk e bëri dot atë ...

18:11

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI