Flash

Fotoja me trafikantin/ Berisha ultimatum Ballës: Kërko ndjesë, në orën 14:00 nxjerr dokumentet

Lapsi.al 8 October 2018
Fotoja me trafikantin/ Berisha ultimatum Ballës: Kërko ndjesë,

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë një ultimatum kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Pasi nxori dje një foto ku sipas tij shfaqej Balla me ‘bosin e kokainës’ Maksi Beca, Balla reagoi dhe tha se ishte fotomontazh duke mohuar njohjen me personin tjetër.

Por sot Berisha paralajmëron se do të nxjerr në tavolinë letrat. Ai ka publikuar mesazhin e qytetarit që i ka siguruar dhe foton e parë i cili i jep ultimatum Ballës që deri në orën 14:00 të kërkojë ndjesë publike se fotoja me të arrestuarin për trafik droge është montim.

STATUSI

Ultimatum i qytetarit dixhital per Taulant Bego/Jaris! sb

Lidhur me mashtrimin tuaj se fotoja me te arrestuarin nga policia Maksi Beça është montim ne rast se nuk kërkon ndjesë publike gjere ne ora 14:00 te ditës sotme për fyerjen qe me ke bere do përballesh me publikim dokumentesh përvëluese!

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI