Flash

Deputeti Salianji: Loja që bëri prokuroria me zërin e Agron Xhafajt

Lapsi.al 8 October 2018
Deputeti Salianji: Loja që bëri prokuroria me zërin e Agron

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka komentuar akt-ekspertizen për audio përgjimin që pretendohet se implikon vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në trafik droge.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në TCH, deputeti i PD tha se prokuroria në mënyrë të qëllimtë nuk ka marrë regjistrimet origjinale për ekspertizën, por ka marrë regjistrimet e pamjeve nga mediat, ndonëse kishte në dispozicion materialin origjinal.

“Regjistrimet s’janë origjinale" - thotë akt-ekspertimi. Janë marrë nga pamjet e mediave. Prokuroria ka çuar një material të marrë nga mediat për të ulur cilësinë e zërave. Pra prokuroria në mënyrë të qëllimtë e ka marrë aktin nga mediat, ndërkohë që ka materialin origjinal që i ka çuar gazetari dhe ato që ka marrë nga ne. Prokuroria ka çuar disa aktorë, një Argon Hyseni dhe një Fredi Alizoti për ta ngatërruar. Loja që ka bërë prokuroria është se zëri i Agron Xhafajt, sipas ekspertes private britanike, nuk është në kushtet e duhura”, - tha Salianji.

Nga analiza e tabulateve rezulton se përpara se të publikohej audio-përgjimi, fillimisht Albert Veliu ka kontaktuar me Ervin Salianjin në datën 20 tetor të vitit 2017 dhe më 21 tetor 2017, ai ka vendosur kontakt edhe me gazetarin Jetmir Olldashi. Salianji pranoi se ka marrë telefonata nga një numër i panjohur, por thotë se nuk është përgjigjur.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI