Flash

Çfarë thotë Sali Berisha për tritolin në shtëpinë e Xhisielës

Lapsi.al 8 October 2018
Çfarë thotë Sali Berisha për tritolin në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ngjarjen që ndodhi gjatë natës së kaluar në Fushë Krujë, ku banesës së gjyshit të Xhisiela Malokut iu vendos tritol.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha shkruan se tashmë 25-vjeçarja ka certifikuar kryeministrin Edi Rama si kryepërdhënues.

Berisha thotë se Rama pasi akuzoi opozitën për vendosjen e tritolit, thirri për ndihmë me detyrim Xhisielën, e cila sipas tij deklaroi germë për germë fjalët e kryeministrit.

“Pas vendosjes se tritolit te gjysherit e XH. M, Edvin Kristaq Rama deklaroi se tritolin e vendosi opozita, duke treguar keshtu tmerrin e brendshem qe e ka kapur si kryeperdhunues i shtetit perdhunues.

Ai, per te shpetuar nga ky tmerr thirri ne ndihme me detyrim viktimen XH. M, e cila deklaroi germe per germe dhe fjale per fjale ate qe tha dy ore me pare Edi Rama duke akuzuar dhe faktuar keshtu perfundimisht me fjalet e saj tekstuale me te Edvinit se ai eshte kryeperdhunuesi i shtetit perdhunues!”, - shkruan Berisha në Facebook.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI