Flash

A i rrezikohet mandati nga "Babale përgjimi"? Salianji: Unë po rrezikoj jetën!

Lapsi.al 8 October 2018
A i rrezikohet mandati nga "Babale përgjimi"? Salianji: Unë

Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të marrë në pyetje dy personat e vendosur nën akuzë nga prokuroria në lidhje me audiopërgjimin e publikuar nga PD për vëllain e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Fredi Alizoti, i arrestuar që prej datës 6 tetor do të njoftohet për masën "arrest me burg" të vendosur ndaj tij nga gjykata. Para trupit gjykues do të dalë edhe gazetari Jetmir Olldashi, ndaj të cilit është vendosur masa "detyrim paraqitje" për akuzën e moskallëzimit të krimit.

Ndërkohë pas përgjigjes së ardhur nga laboratori anglez se përgjimi nuk është autentik dhe se biseda është e montuar, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në në pyetje si person që ka dijeni edhe deputetin demokrat Ervin Salianji.

Por a është në rrezik mandati i Salianjit dhe a është gati ai të hetohet, deputeti demokrat përgjigjet për Ora News.

Ervin Salianji: Unë jam gati për risqe fizike, jo kjo që është një banalitet për të cilin e kam marrë përsipër riskun. Edhe pse përsërit shprehjen “nuk keni parë gjë akoma”, demokrati nuk heziton të tregojë që përballja me këtë situatë mund t’i rrezikojë atij edhe jetën.

Ervin Salianji: E sigurt është që përballja me mafian nuk është e lehtë, sidomos kur mafia ka jo vetëm zë por ka përfaqësimin në nivelin më të lartë, te Kryeministri.

Albert Veliu aktualisht ndodhet i ndaluar nga policia e Kosovës, pasi kaloi në mënyrë të paligjshme kufirin pas publikimit të audiopërgjimit në Shqipëri.

Si pasojë e publikimit të rastit nga PD, shtetasi Agron Xhafaj paditi Albert Veliun për shpifje dhe më pas u largua duke u vetëdorëzuar në shtetin italian./ora news

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI