Flash

Publikohen SMS-të e agjentit të infiltruar në qendrat e masazhit ku ofrohej “trajtim special”

Lapsi.al 7 October 2018
Publikohen SMS-të e agjentit të infiltruar në qendrat e masazhit

Njerëz të njohur të ekranit, zyrtarë dhe familjarë kanë qenë klientë të zakonshëm të qendrave të masazhit në Tiranë, ku sipas prokurorisë kundrejt pagesës ofroheshin edhe shërbime seksuale.

Detajet dalin në dritë në përgjimet e kryera për llogari të hetimit të zhvilluar ndaj tre administratorë të këtyre qendrave, të proceduar penalisht dy javë më parë për “shfrytëzim prostitucioni” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”.

“ABC News” ka siguruar disa nga transkiptet e bisedave të nxehta të përgjuara mes masazhatorëve dhe personit të autorizuar nga prokuroria për veprimin e simuluar. Pa ditur se po regjistroheshin punonjëset kanë bërë biseda të lira, duke treguar edhe llojin e klientëve që frekuentojnë qendrat, si në këtë përgjim:

 

Agjenti: Po noj shërbim tjetër ofroni ju? Se andej nga jetoj unë, qendra masazhi i ofron të gjitha shërbimet.

Masazhatorja: Avash ti. Ti sot erdhe për herë të parë. Kërkon shërbime ekstra. Ne ato i bëjmë me njerëz të njohur, njerëz që janë çdo ditë para ekranit. Por kur të njihemi më mirë atëherë folim. Herë tjetër kur të vish do të futesh nga mbrapa, jo nga hyrja kryesore. Këtej nga hyjnë njerëz me kollare.

Në një tjetër bisedë, Masazhatorja e një prej qendrave të goditura nga operacioni policor i koduar “Ekstra service” i tregon agjentit nën mbulim si mund të shkojë në qendrën estetike pa rënë në sy.

Agjenti: Shiko, disa nuk e kanë problem, futen dhe ashtu. Disa e dun pak si fshehtas. Si…

Masazhatorja: Si fshehtas sa të dush.

Agjenti: Unë për shembull erdha fshehtas nga punëtorët e mi po…

Masazhatorja: Po.

Agjenti: Unë e kam besdi kur shoh 4-5 femra aty. Desha të dal i herë prapë mbrapsht.

Masazhatorja: E.

Agjenti: Desha t’dal prapë mbrapa. Desh u ktheva, sa pashë 4-5 goca. Pastaj u futa, s’e mendova.

Masazhatorja: Ti s’e ke pas dhe numrin. Se për shembull, ta kesh numrin e pronarit dhe s’ke nevojë me u fut ashtu. A kupto? E thi du me filanin dhe të ço ke dhoma.

Agjenti: Ashtu e?

Masazhatorja: Është edhe nji dhomë mbrapa. Është nji dhomë. Futesh në pallat fshehtas nga mbrapa. Futesh dhe s’të shef njeri. Aty nuk shef as goca, asnji. Vetëm ajo që vje me të bo masazh. Aty të fut në dhomë, manej je….

Agjenti: Po.

Masazhatorja: Je në rregull. Jo me ka sa të dush që vin kshtu si thu ti. S’dun me i pa njeri. Futen, vijnë me syze, me kapuç, edhe familjarë.

Një tjetër bisedë me interes për hetimin është ajo ku Masazhatorja e një prej qendrave të masazhit diskuton me agjentin për çmimin e shërbimeve ekstra.

Masazhatorja: Po varet çfare kërkon ti shtesë. Çfarë shërbimi kërkon ti.

Agjenti: Po ku di unë. Unë veç pyetje bëj. Ti ca më ofron?

Masazhatorja: Këtu ka masazhe i kompletuar, gjithë trupi. Tjetër nuk ka.

Agjenti: Më thuaj sa është e përfshirë kjo e kompletuar.

Masazhatorja: Po ti jep vetë një ide dhe të them unë.

Agjenti: Po ta rrisim dhe një tridhjetëshe je në rregull.

Masazhatorja: Ok. Domethënë i bie dopjo masazh. Shtatëdhjetë i gjithë trupi. Se ata që kërkojnë shumë nuk marrin asgjë, por ti nuk kërkove asnjë gjë.

Agjenti: Unë dua të dal i kompetuar që këtej.

Masazhatorja: Që të dalësh i kompletuar që këtu duhet të heqësh brekët.

Agjenti: Unë doja ti t’më bëje veç mu masazh.

Masazhatorja: Okej. Dy mijë euro du rrogë mujore, se aq më shkon rroga këtu. Të pyes si ndjehesh tani, je pak më i lirshëm? Do të bëj unë ty që herën tjetër kur të vish të jesh më i lirshëm. Më ke thënë tetë. Mos i ke numëruar gabim?

Agjenti: Po pastaj, ç’problem ka. I ke shumë?

Masazhatorja: Ok, faleminderit, m’i ke dhënë vetë.

“ABC News” zotëron dhe një sërë përgjimesh të tjera, por për shkak të përmbajtjes së tyre tejet të lartë erotike dhe në emër të profesionalizmit dhe kodit të etikës zgjedh të mos i ndajë me publikun.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI