Flash

Çështja "Babale"/ Gazetari Jetmir Olldashi shkon në prokurori, por nuk gjen asnjë

Lapsi.al 7 October 2018
Çështja "Babale"/ Gazetari Jetmir Olldashi shkon në

Gazetari Jetmir Olldashi dhe avokati i tij, Çlirim Gjata shkuan pasditen e kësaj të diele në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dorëzuar kërkesat e tyre për çështjen “Babalja”, por nuk kanë gjetur askënd në këtë institucion. Avokati Gjata tha se prokuroria duhet t’u vërë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e çështjes “Balabe”.

“Këtu nuk kemi asnjë proces ligjor, kemi shkelje të Kushtetutës. Kërkojmë të na vihen në dispozicion dosja me numër përkatës në lidhje me akuzat ndaj personit që unë përfaqësoj. Duam të dimë se çfarë ka bërë prokuroria në lidhje me hetimin e audiopërgjimin.

Prokuroria është e detyruar me ligj që të na japë të gjithë informacionin. Të gjithë vihen në dijeni nëpërmjet medias deri sa del dhe masa e arrestit, dhe asnjë nuk vë në dijeni se çfarë ka ndodhur përgjatë kësaj kohe, nuk i komunikohet asgjë. Nuk mundet prokuroria të marrë vendime pa i komunikuar të dyshuarve asgjë.

Duhet të na vihen në dispozicion të gjithë proceduarat sesi është marrë vendimi për dërgimin e materialit audio për ekspertim, dhe çdo gjë më pas. Ndryshe s’ka ligj, ka hekur kokës. Me çfarë procedure janë marrë kampionet e zërit që janë çuar për ekspertim”, - tha ndër të tjera avokati Gjata.

Një ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi detyrim paraqitje për gazetarin Jetmir Olldashi, për kallëzim të rremë ndërsa për Albert Veliun dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti ka kërkuar “arrest me burg”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI