Flash

Balla: Opozita çoi një kamion me baltë për të më mbuluar mua në sytë e partnerëve

Lapsi.al 7 October 2018
Balla: Opozita çoi një kamion me baltë për të më

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas kërkesës së opozitës drejtuar Gramoz Rucit për përjashtimin e  tij nga Delegacioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit me pretendimin se shoqërohet me trafikantë droge dhe mbron përdhunues me pushtet.

Balla shkruan se në Parlamentin Europian u çua një kamion me baltë për t'a mbuluar atë në sytë e partnerëve europainë.

“Edhe në Parlamentin Europian, bazuar tërësisht mbi shpifje, sapo u çua nje kamion me balte për te me mbuluar mua ne sytë e partnereve tane. Hallin tim s’e kam fare se kam vite qe përplasen pa kompromis me kete llum dhe pres edhe me keq se kaq! Po a e meriton Shqipëria kete baltosje te vazhdueshme!?” - thotë Balla ndër të tjera.

“Shoqërohet me trafikantë dhe përdhunues”, opozita i kërkon Ruçit të largojë Taulant Ballën nga… 

Deklarata e plotë: 

Çdo ditë që kalon kuptohet edhe më mirë se si Luli deshtoi jo vetem me zgjedhjet e me drejtimin politik te opozites, po edhe me prodhimet filmike te studios PD&KUNATI shpk! Babalja dhe Salianji jane tanime subjekte te punes se prokurorise, njeri me flete arresti te prere, tjetri me faqen e nxire nga perfshirja ne film.

Nderkohe edhe filmi tjeter me nënkomisarin qe u kercenua ne pranine time? me arme ne komisariat, eshte drejt deshtimit te plote sepse jetojme ne kohen dixhitale dhe ka qeliza telefonike e kamera qe i nxjerrin bllof dylbite e Palokes?

Po nderkohe kjo balte seriale eshte ende e vlefshme per eksport se miqte e huaj s’kane kohe te merren me detajet e ketyre manipulimeve te ndyra. Keshtu edhe në Parlamentin Europian, bazuar teresisht mbi shpifje, sapo u cua nje kamion me balte per te me mbuluar mua ne syte e partnereve tane. Hallin tim s’e kam fare se kam vite qe perplasem pa kompromis me kete llum dhe pres edhe me keq se kaq! Po a e meriton Shqiperia kete baltosje te vazhdueshme!? Ua le shqiptareve ta gjykojne.

Une vete kam nderin të bashkëdrejtoj Komitetin Parlamentar te Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri prej 5 vitesh ne fillim me Eduard Kukan dhe tani me Monica Macovei dhe jam anëtari i vetëm i tij pandërprerje prej krijimit 10 vite më parë. Jam i sigurte qe pas pak ditesh do te kerkojne edhe largimin si Kryetar i Komitetit Parlamentar Gjermani-Shqiperi, habitem qe nuk e permenden qe sot. Nese opozita do ta perdori kete kerkese si argument per te bojkotuar edhe Takimin ne Bruksel, atehere thjeshte gjeni argument tjeter.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI