Flash

Vrasja në Bllok, flet pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja: Si nisi sherri, u takuan miqësisht...

Lapsi.al 6 October 2018
Vrasja në Bllok, flet pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja: Si nisi sherri,

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja në Bllok. Zbardhet dëshmia e Redi Popeskut, pronarit të lokal “Monopol” ku ndodhi ngjarja.

Popesku, është dëshmitari okular dhe i vetmi që ka folur deri më tani me detaje, lidhur me debatin e ndodhur mes grupit të Ervis Martinajt dhe Ervin Matës, ky i fundit në kërkim bashkë me dy miqtë e tij, komandon Meviol Bilo dhe Fabio Alushin.

Popesku ka shpjeguar përpara oficerëve të policisë, se ishte Ervin Mata që i kërkoi që në lokalin e tij të vinte Ervis Martinaj, për t’u sqaruar për një konflikt që kishin mes tyre.

“Mesa kuptova ka qenë një konflikt ordiner për t’u sqaruar në lidhje me ngacmimin e së dashurës së Ervin Matës, Elvana Gjata. Gjithashtu dua të sqaroj momentin që para se të vinte Ervis Martinaj, mua më tha Ervin Mata, nëse e kisha problem që ai të vinte tek lokali im. I thashë se nuk kishte problem, pasi Martinajn e kisha të njohur. Dua të sqaroj se të dy këta persona, si Ervin Mata dhe Ervis Martinaj u takuan normalisht dhe nuk dhanë asnjë shenjë për konflikt. Pra u takuan miqësisht dhe nuk kishin tendencë që të tregonte se situata do agravonte siç ndodhi”, ka thënë Popesku në dëshminë e tij.

Ai shpjegoi më tej se debati fillimisht nisi mes njërit prej djemve që shoqëronte Martinajn, i identifikuar më vonë si Fabian Gaxha dhe komandos Meviol Bilo, që ishte në shoqërinë e Matës.

Sipas Popeskut, pas debateve verbale, ata u konfliktuan edhe fizikisht, dhe ishte pikërisht personi që shoqëronte Martinajn, që nxori armën dhe qëlloi i pari.

I pyetur nëse kishte dijeni se më çfarë makine udhëtonte Ervis Martinaj, biznesmeni Popesku thotë se mesa ai mban mend, Martinaj mbërriti në lokalin e tij me një makinë tip “BMË” të zezë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI