Flash

Skandali në Bulqizë, 700 nxënës mbeten pa shkollë, tenderi u mbyll me vonesë

Lapsi.al 6 October 2018
Skandali në Bulqizë, 700 nxënës mbeten pa shkollë,

Fiks Fare” solli mbrëmjen e së premtes shqetësimin e prindërve të 700 nxënësve, të cilët mësonin në shkollën 9-vjeçare “Shefqet Tançi” në Bulqizë.

Vetëm pas dy javësh nga fillimi i vitit të ri shkollor, fëmijët u ndanë nëpër shkolla e ambiente të tjera, pasi u vendos që shkolla të rikonstruktohej vetëm tani, pasi tani mbaruan të gjitha procedurat e tenderimit. Ndërkohë, fondet për këtë shkollë janë lëvruar që në qershor.

Prindërit tregojnë për “Fiksin” se janë detyruar të mos i çojnë fëmijët në shkollë, pasi institucionet në të cilat duhet të shkojnë fëmijët tashmë janë larg, nuk kanë transport të garantuar, e po ashtu kushtet në ato shkolla ku janë dërguar janë të papërshtatshme.

Një zonjë tregon për “Fiksin” se ka 3 fëmijë që duhet të shkojnë në 3 shkolla të ndryshme, e për këtë arsye nuk ka mundësi t’iu paguajë transportin. “Do të mbeten fëmijët pa shkollë, nuk kemi mundësi t’i çojmë, jemi vetëm me një ndihmë ekonomike”, thotë e shqetësuar zonja.

Ndërkohë, të gjithë prindërit i shqetëson fakti që mësimi nuk po zhvillohet siç duhet, edhe atje ku po arsimohen fëmijët. “Jemi të shqetësuar pasi orët janë 30 minutëshe, nuk po bëhet mësim i rregullt”, thonë ata.

Bashkë me prindërit, gazetarët e “Fiksit” shkuan në ambientet ku bënin mësim parashkollori. Ai ishte një ambient, i cili ka qenë korridori i një rrobaqepësie, e që tashmë është sajuar si klasë. Edukatorja thotë e shqetësuar:

“Këtu nuk kanë ku qëndrojnë fëmijët, sot kanë ardhur vetëm 10 vetë, por në regjistër kam 47. Dje jam detyruar që një fëmijë ta nis për në shtëpi, se nuk kishte ku të qëndronte”.

Ndërkohë, ambienti është munduar të përshtatet, duke u ndarë me mure gipsi, por që edukatorja pohon se është vend i ftohtë dhe jo i përshtatshëm për fëmijët.

Grupi i xhirimit iu drejtua edhe Bashkisë së Bulqizës për një përgjigje. Në të njëjtin takim që patën me kryetarin e Bashkisë ishte edhe drejtori i Drejtorisë Arsimore së Bulqizës.

Kryetari i Bashkisë tha për “Fiksin” se do ta rregullojnë situatën, do të përpiqen të gjejnë një ambient me qira ku të mësojnë fëmijët, ndërsa drejtori i Drejtorisë Arsimore u shpreh se e gjithë kjo ndodhi si rezultat i uljes së numrit të nxënësve nëpër klasa.

Të këshilluara

FOTO/ Xhisiela Maloku përfundon në spital

Në më pak se dy muaj ajo humbi më shumë se 20 kilogramë. Këtë të premte Xhisiela Malokut, postoi në rrjetet sociale një foto nga një spital privat në Tiranë. ...

22:04

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI