Flash

Rama rekruton Anjeza Majën në kryeministri, moderatorja pjesë e projektit të Fugës

Lapsi.al 6 October 2018
Rama rekruton Anjeza Majën në kryeministri, moderatorja pjesë e

Ish moderatorja e njohur e emisionit “Në shtëpinë tonë” Anjeza Maja, këtë sezon u largua nga Top Channel. Anjeza preferoi të mos fliste shumë për arsyet e largimit apo për planet e saj të ardhshme. Me takt, ajo vlerësoi ish bashkëpuntorët për profesionalitetin dhe marrëdhëniet e mira që kishte pasur në punë.

Prej disa javësh, është angazhuar në spektaklin e kërcimit “Dance ëith me” në Tv Klan dhe ndërkohë, për revistën ‘Class’ ka treguar se ka në dorë një projekt të ri, i cili do ta bëjë pjesë të stafit kryeministror.

“Së shpejti do të jem pjesë e stafit kryeministror. Është një projekt ambicioz i Endri Fugës dhe më pëlqen shumë si tokë e re në jetën time profesionale”- ka rrëfyer moderatorja për projektin të cilin mbetet ta mësojmë së shpejti.

Mbetet për t'u parë se çfarë mund të ofrojë moderatorja për mbarëvajtjen e punëve në kryeministri, apo projekti për të cilin ajo flet është pjesë e ERTV-së, televizionit privat të Edi Ramës, që përveç edicionit të lajmeve, intervistave në studio dhe etydeve të shkurtra, do ta pasurojë programin edhe me emisione gatimi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI