Flash

Maratona e Tiranës, këto janë rrugët që do të bllokohen sot e nesër

Lapsi.al 6 October 2018
Maratona e Tiranës, këto janë rrugët që do të

Bashkia e Tiranës dhe Policia e Shtetit kanë ndërmarrë një plan masash për organizimin e maratonës. Përmes një njoftimi për mediat Bashkia e Tiranës, sqaron se si do të devijohet qarkullimi i mjeteve sot dhe nesër.

“Ditën e diel, në 7 Tetor, ora 9.00, kryeqyteti do të presë Edicionin e 3-të të Maratonës së Tiranës, ku 5 mijë garues nga më shumë se 40 vende të botës do të garojnë për tre kategori të ndryshme. Por, ndryshe nga dy edicionet e kaluara, maratona e këtij viti do të përshkojë edhe disa nga pikat më tërheqëse dhe panoramike të Tiranës, siç është pjesa përreth Liqenit Artificial.

Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të maratonës.

Bashkia e Tiranës dëshiron të informojë qytetarët për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa segmente rrugore, ku do kalojë Maratona e Tiranës”, bën të ditur bashkia.

Ditën e Shtunë, për shkak të zhvillimit të garës për fëmijë ‘Fun Run’, kufizohet qarkullimi në sheshin ‘Nënë Tereza’, duke vijuar në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, rrugën ‘Murat Toptani’, rrugën ‘Myslym Shyri’, segmentin midis rrugës ‘Ibrahim Rugova’ dhe Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, nga ora 08:00 deri në orën 12:00 të datës 06 Tetor 2018.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit që preket nga ky kufizim do të bëhet në rrugët “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Abdyl Frashëri” dhe “Papa Gjon Pali II”. Ndërsa, intinerari i lëvizjes së mjeteve të transportit publik do të devijojë nga rruga “Abdyl Frashëri” për në rrugën “Ibrahim Rugova”; Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri” do të devijohen tek ura e “Drejtorisë së Policisë” dhe tek ura e “Rruga e Elbasanit”.

Kurse, për garën e madhe të së Dielës, pjesë e planit të masave organizuese për mbarëvajtjen e maratonës është ndalimi i qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugët “Abdi Toptani”, “George Ë. Bush”, “Rruga e Barrikadave”, “Urani Pano”, “Ded Gjo Luli”, “Rruga e Kavajës” deri te kisha “Katolike” dhe kthim, “Ibrahim Rugova”, “Lek Dukagjini”, si dhe segmentet hyrëse rruga “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Drejtorisë së Policisë deri në qendër, “Rruga e Durrësit” nga kryqëzimi me rrugën “Mine Peza” deri në qendër, Bulevardi “Zogu I” nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në qendër, “Rruga e Dibrës” nga “Selvia” deri në qendër, rruga “Luigj Gurakuqi” nga sheshi “Avni Rustemi” deri në qendër, në datën 07 Tetor 2018, duke filluar nga ora 05:00 deri në orën 14:00.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit që preket nga ky ndalim do të bëhet në “Unazën e Mesme”, përveç segmentit ura e “Drejtorisë së Policisë” deri tek “Rruga e Elbasanit”, rruga “Sami Frashëri”, rruga “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Myslym Shyri” deri tek rruga “Sami Frashëri”, rruga “Hoxha Tahsin” deri tek sheshi “Avni Rustemi”.

Aksesi hyrës për në rrugën “Skerdilajd Llagami” do të kryhet nga rruga “Faik Konica”, e cila do të kthehet provizorisht me dy sense lëvizjeje. Ndërkohë, lëvizja e mjeteve të transportit publik do të bëhet: “Rruga e Elbasanit” do të devijohet tek rruga “Arben Broci”; rruga “Hoxha Tahsin” do të devijohet tek sheshi “Avni Rustemi”; “Rruga e Dibrës” do të devijohet tek “Medreseja”; “Rruga e Kavajës” do të devijohet tek “Fabrika e Bukës”; bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri” do të devijohet tek ura e “Drejtorisë së Policisë” dhe tek ura e “Rrugës së Elbasanit”; rruga “Sulejman Delvina” do të devijohet te sheshi “Willson”; “Rruga e Durrësit” do të devijohet tek sheshi “Karl Topia” dhe Bulevardi “Zogu I” do të devijohet tek rruga “Dervish Hatixhe”.

Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këto kufizime dhe për ta kthyer këtë garë sportive në një ditë feste për qytetin, dëshiron të ftojë të gjithë qytetarët e Tiranës që nuk garojnë, të dalin dhe të mbështesin sportistët pjesëmarrës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI