Flash

Bllokohet oferta për Telekom Albania nga Serbia, kërcënimi i qeverisë

Lapsi.al 6 October 2018
Bllokohet oferta për Telekom Albania nga Serbia, kërcënimi i

Oferta e Telekom Serbia për të blerë aksionet e kompanisë shqiptare T-Mobile është drejt dështimit.

Burime për Televizionin Klan bëjnë me dije se edhe pse shoqëria serbe ka bërë ofertën më të lartë pranë Deutche Telekom, shteti shqiptar nuk e mirëpret ardhjen e kësaj kompanie.

Mësohet se ajo që mund të bindë serbët për t’u tërhequr nga gara, është fakti që në rast se kjo shoqëri do të shpallej fituese, asaj nuk i është premtuar qëndrimi si abonentë i institucioneve shtetërore që aktualisht janë klientë të Telekom.

Pothuajse të gjitha ministritë dhe krerët e tyre, pjesa më e madhe e administratës publike e deri te kryeministri i vendit, janë abonentë të kompanisë T-mobile.

E para që do të tërhiqej nga lënia e numrit me prefiksin 068, do të ishte ministria e Mbrojtjes, e cila konsiderohet si një institucion me rëndësi të veçantë strategjike për çështjet e ndërlidhjes dhe komunikimit. Vetë ministrja Olta Xhaçka është kliente e kompanisë Telekom.

Këto qëndrime të qeverisë shqiptare, edhe pse jo zyrtare, mund të bëjnë që Telekom Serbia të tërhiqet nga gara, pavarësisht se ka dorëzuar ofertën më të lartë. Tërheqja e serbëve do t’i linte vendin dy ofertave kompanive bullgare, Vivacom dhe Globul Telenor, ose asaj të manjatit grek Vardi Vardinogiannis, pronar i firmës Motor Oil Hellas.

Zhvillimet në shitjen e kompanisë Telekom Albania pritet të zbardhen ditët në vijim, por me shumë gjasa përpjekja e parë e biznesit serb me shumicë aksionesh shtetërore, për t’u futur në një sektor strategjik në Shqipëri siç është telekomunikacioni, do të dështojë./Tv Klan

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI