Flash

259 persona të vdekur, vendi ku selfiet nuk mund të shmangen

Lapsi.al 4 October 2018
259 persona të vdekur, vendi ku selfiet nuk mund të shmangen

Teksa iu shkon në mendje të qëndroni pranë një shkëmbi panoramik, apo në majën e një ujëvare vetëm për të bërë një “selfie”, atëherë duhet të bëni shumë kujdes, pasi kjo mund të jetë edhe gjëja e fundit që bëni në jetë.

Në 6 vitet e fundit, më shumë se 250 persona në mbarë botën kanë humbur jetën duke bërë “selfie”. Ky është përfundimi i një studimi të bërë nga “All India Institute of Medical Sciences”, një grup kolegjesh mjekësore publike me seli në Nju Delhi.

“Të paktën 259 persona kanë vdekur si pasojë e realizimit të një “selfie”, thuhet në numrin e muajve korrik-gusht të “Journal of Family Medicine and Primary Care”.

Këto ngjarje kanë ndodhur nga tetori i vitit 2011 deri në nëntor të vitit 2017. Edhe pse femrat bëjnë më shumë “selfie”, burrat janë më të prirë ndaj rreziqeve, thuhet në studim. Si pasojë, numri i burrave që kanë humbur jetën duke bërë “selfie” është më i lartë se i femrave.

Nga 259 vdekjet, studiuesit zbuluan se shkaku kryesor ishte mbytja, pas incidenteve ku përfshiheshin mjete transporti, – si shembull, bërja e një “selfie” përpara trenit që afrohet, – apo rëniet nga lartësitë. Shkaqe të tjera të vdekjeve të lidhura me “selfie”-t përfshijnë kafshët, armët e zjarrit apo rënia në korrent.

Megjithëse studimi arriti në përfundimin se India kishte numrin më të lartë të vdekjeve se çdo vend tjetër në botë, raportime të shumta incidentesh fatale prej “selfie”-ve vijnë gjithashtu nga Rusia, Shtetet e Bashkuara apo Pakistani.

Të këshilluara

Paditet trupëroja e Kim Kardashian

Kompania e sigurimeve që ka paguar Kim Kardashian, pasi i vodhën në Paris bizhuteri me vlerë miliona dollarë dy vite më parë, ka paditur ish-truprojen e saj. ...

16:43

Katy dhe Orlando, në prag të martesës

Jo vetëm Justin dhe Hailey kanë në plan zyrtarizojnë lidhjen e tyre sentimentale, por edhe një tjetër çift mesa duket i kanë planet e qarta për të lidhur kurorë...

16:44

John Legend së shpejti me një album festiv

Kantautori John Legend pritet që më 26 tetor të publikojë të parin album të tij festiv, “A Legendary Christmas”, në CD, digjital dhe pllakë. Albumi ka për produ...

14:21

Fotografohet në publik vajza e Cardi B (Foto)

Vajza e reperes Cardi B, Kulture është fotografuar në publik për herë të parë të mërkurën. Ylli i hitit “Bodak Yellow” kishte dalë në një ballkon në Miami pë...

13:57

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI