Flash

"Venom" merr përshtypje negative

Lapsi.al 3 October 2018
"Venom" merr përshtypje negative

Përshtypjet e para për “Venom”, filmin e ri “cinecomic” të “Sony” përqendruar te figura e negativit ikonë të “Spider-Man”, nuk ishin të kënaqshme. Pati kritika jo të mira dhe pikë të ulëta në “Rotten Tomatoes”, 4.4/10.

“The Hollywood Reporter”: I vetmi moment i denjë i mediokrit Venom ishte rreth minutash së 71-të, kur Tom Hardy kupton se është aktori perfekt, në të ardhmen, për të interpretuar Harvey Weinstein. Vetëm për këtë filmi meriton të shikohet.

“The Wrap”: Duke kaluar nga një pikë në tjetrën të historisë pa logjikë ose te karakterizimi i personazheve, rikthimi i legjendës negative të “Spider-Man” është i zhurmshëm në mënyrë të ekzagjeruar, idiot dhe pa pikë argëtimi. Është dëshmia e harxhimit të kohës, (shpresohet e mirëpaguar), e aktorëve të talentuar.

“Variety”: Në fund, personazhi kryesor del me disa gjetje të çuditshme qesharake. Duhet thënë se në spote shihet Venom i formuar plotësisht, gjë që në film arrin tepër vonë. Dhe nuk është e vështirë të mendosh pse kanë vepruar në këtë mënyrë, Venom mund të ishte një krijim argëtues, por në film merret shumë për të folur për origjinën e tij. Venomi i vërtetë, realisht, duhet të jetë vazhdimi i tij.

“EW”: Nuk është dhe aq i keq, por dhe jo aq i mirë. Është mediokër dhe padyshim që i paharrueshëm. Nuk duket si një film angazhues dhe nuk do ta thosha kurrë duke parë kastin e aktorëve si Hardy, Ahmed e Williams.

“The Guardian”: A mundet Tom Hardy të interpretojë një komenti ndërkombëtare? Pyetja mbetet tmerrësisht pa përgjigje në këtë film me superhero monolit dhe fantastikisht të mërzitshëm.

Të këshilluara

Johny Depp flet për dhunën ndaj Amber Heard

Johnny Depp  ka folur për herë të parë pas akuzave për dhunim të ish bashkëshortes së tij Amber Heard. Ajo është shprehur se Johnny Deep e ka goditur partener ...

13:08

Taylor Swift rikthehet në AMA

Taylor Swift do të rikthehet sërish në ‘American Music Awards’ pas 4 vitesh. Madje këtë vit ajo do të rikthehet fuqishëm duke qenë se ajo do të hapë eventin me ...

12:35

Stresi,sërish sherr me policinë (Video)

Sidjon Tabaku është djali i cili pretendon se është dhunuar nga policia mbrëmjen e djeshme, madje është plagosur gjatë ndjekjes që forcat e rendit i kanë bërë t...

11:00

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI