Flash

Protesta në Elbasan, Policia e Shtetit përgënjeshtron fëmijën: Nuk të kemi dhunuar!

Lapsi.al 3 October 2018
Protesta në Elbasan, Policia e Shtetit përgënjeshtron

Deputetit i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe disa banorë të fshatit Mengël të Elbasanit janë proceduar penalisht nga policia lokale për disa vepra. Ndërkohë përmes një deklarate policia thotë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës, i cili dëshmoi në media se ishte keqtrajtuar. Më poshtë deklarata e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga Policia e Elbasanit u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Shtyrja e të miturve në krim”, (neni 129) “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullimin e manifestim të paligjshëm”, "Kundërshtim i punonjësve të policisë", dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” për deputetin Luçiano Boçi dhe ndaj disa shtetasve të tjerë, të moshës nga 25 deri në 60 vjeç.

Policia e Shtetit ri-thekson edhe njëherë se nuk ka ushtruar asnjë lloj dhune, ndaj asnjë fëmije. Është pyetur në prani të të afërmve dhe psikologes, i mituri që u shfaq në disa media si i keqtrajtuar. Është kryer një akt ekspertimi për fëmijën, si dhe janë marrë në shqyrtim pamjet filmike në dispozicion. Nga të gjitha veprimet proceduriale të kryera, nuk rezulton që fëmija të jetë keqtrajtuar nga Policia apo të ketë ndonjë dëmtim.

Policia e Elbasanit edhe njëherë shpreh keqardhjen për akuzat e ngritura si dhe përpjekjen e bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, për të përbaltur punën e Policisë me qëllim pengimin në përmbushjen e misionit të saj, atë të shërbimit ndaj qytetarëve, të cilët për disa orë u penguan të qarkullonin në të dy kahet e aksit kombëtar Elbasan - Librazhd.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI