Flash

Policia italiane sekuestron 221 kg kokainë, mes të arrestuarve edhe 1 shqiptar

Lapsi.al 3 October 2018
Policia italiane sekuestron 221 kg kokainë, mes të arrestuarve edhe 1

Një mega operacion i koduar "Mrekullia" i policisë italiane ka çuar në shkatërrimin e një trafiku ndërkombëtar kokaine nga Kosta Rika në Itali. Autoritetet italiane kanë lëshuar urdhër arrestimi ndaj 29 personave anëtarë të dy grupe trafikantësh mes të cilëve dhe 1 shqiptar si dhe janë sekuestrua mbi 221 kg kokainë.

Kokaina fshihej në arka ananasi e transportohej në kontenier frutash nga Amerika Latine drejt porteve italiane. Shqiptari i arrestuar është Gentian Sabliqi dhe arrestimet janë kryer në territoret e provincës së Milanos e Pavias si dhe në Barcelonë të Spanjës.

Hetimet e operacionit "Mrekullia" kanë zbardhur se dy grupet e trafikantëve që kanë trafikuar të paktën mbi 400 kg kokainë me anije nga Amerika Latine në portin e Livornos. Droga fshihej mjaft mirë për t'i shpëtuar kontrollit të rrezeve X në dogana.

 

Trafiku ndërkombëtar i kokainës nga Amerika Latine në Itali drejtohej nga dy italianë pronarë të shoqërisë së transportit "Tierra Nuestra Latina", të cilët bashkëpunonin me një kartelë kolumbiane trafikantësh kokaine. Përgjimet e investigatorëve kanë zbardhur se kolumbianët mund të furnizonin italianët deri më 8 mijë kg kokainë.

Të këshilluara

Shoqërohet në polici Eni Çobani

Shoqërohet nga policia e Gjirokastrës Eni Çobani, avokatja e njohur që drejton rubrikën "Shihemi në gjyq" tek E diela Shqiptare. Policia e ka thirrur Çobanin pa...

13:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI