Flash

Kryemadhi: Prokuroria dhe policia mbuluan krimin, e trajtuan Xhisielën si përdhunuese

Lapsi.al 3 October 2018
Kryemadhi: Prokuroria dhe policia mbuluan krimin, e trajtuan Xhisielën si

Monika Kryemadhi, jreytarja e LSI-së gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mbron kriminelët. Duke iu referuar rastit të Xhisiela Malokut, kryetarja e LSI shigjetoi edhe policinë dhe Prokurorinë për këtë çështje.

“Rasti i Xhiselës tregon se policia nuk e zbulon krimin por e mbulon atë. Prokuroria jo vetëm nuk e zgjidh problemin ose ta dënojë krimin, por mbulon policinë që mbulon krimin dhe nxjerr dhunuesin si viktimë dhe viktimën si përdhunuese. Kryeministri mbron dhunuesit. Kemi deputetë të rilindjes që sillen si gangsterë për të mbuluar dhunën.  Shteti po rreh qytetarët dhe mbron kriminelet. Kemi shtetin dhe policinë që rreh fëmijët për shkollën. Të shkosh në dyert e shtetit sot është njësoj si të shkosh në gojën e ujkut. Shteti të rreh dhe të varros për së gjalli. Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen. Shqiptarët të mos e besojnë Ramën, pasi është e keqja më e madhe e këtij vendi”- tha Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI