Flash

Guvernatori Sejko flet për Eurobondin: Nuk rritet borxhi publik

Lapsi.al 3 October 2018
Guvernatori Sejko flet për Eurobondin: Nuk rritet borxhi publik

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se blerja e “Eurbondit” nuk do të ndikojë në rritjen e borxhit në ekonominë shqiptare.

Sejko theksoi se Eurobondi u emetua sa dyfishi i kërkesës dhe nevojës që kishte Shqipëria.

Sipas tij, ky është një tregues i qartë i performancës së ekonomisë, pasi nga 500 milionë euro që ishte kërkuar, pala e emetimit të Eurbonidit ofrojë 1 miliard euro. Dyfishimi i shifrës së kërkuar për Shqipërinë, sipas këndvështrimit të Sejkos, është një tregues i qartë se ekonomia shqiptare lundron në ujëra të pastra.

“Eurobondi, ne u informuan zyrtarisht për emetimin e tij. Ky është një sukses, e cili u afrua dyfish në 1 mld euro, por nevoja  e Shqipërisë ishte 500 mln euro. Norma e interesit ndryshon nga dita në ditë. Ekonomia shqiptare është pozitive kjo për faktin se u afrua dyfishi i shumës së ishte kërkuar. Ky është një hap pozitiv edhe për bizneset e huaja. Eurobondi nuk do të ndikojë në rritjen e borxhit të ekonomisë shqiptare. Ne do të vijojmë ta mbajmë të ulët nivelin e borxhit. Bankat e huaja që janë tërhequr nga Shqipëria, në fakt nuk po ndodh vetëm tek ne, por edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Sejko.

Rama mburret për Eurobondin: E blemë më lirë se 4 vjet më parë 

Reuters: Shqipëria emeton eurobondin pavarësisht shkallës së ulët të mbledhjes së taksave 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI