Flash

Eni Çobani në polici/ Si nisi konflikti tek e Diela Shqiptare (VIDEO)

Lapsi.al 3 October 2018
Eni Çobani në polici/ Si nisi konflikti tek e Diela Shqiptare

Rudina Islamaj është gruaja e cila u bë e njohur nga kurthi që i ngriti kryegjyqtarit të gjirokastrës dhe konfliktet e njëpasnjëshme me ish-vjehrrën e saj. Le të kthehemi dhe njëherë në vitin 2016-të për tu njohur më tepër me Rudinën dhe "akuzat” që rëndojnë mbi të .

Fillimisht kjo ngjarje u transmetua për herë të parë në emisionin "Shihemi" në gjyq"tek "E Diela Shqiptare". Kjo histori e ka zanafillën e cila përkon me një konflikt prone në Gjirokastër. Rudina Islamaj që ka denoncuar Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Boçi ndodhej në një proces gjyqësor me ish-vjehrrën e saj. Në këtë emision u përpoq të arrihej një ndërmjetësim nëpërmjet dy palëve nisur nga deklaratat e ish-vjehrrës se Rudinës se ajo ka ngelur pa banesë.

Merushja rrëfeu e emocionuar se ndonëse kishte një pronë të madhe, ishte e detyruar të flinte në garazh. Ish-nusja e djalit, (pra Rudina) ia ka marrë banesën me një vendim të papritur, të marrë brenda ditës, të gjykatës së apelit, ndonëse Merushja i kishte fituar gjyqet e shkallës së parë dhe shkallës së dytë.

Merushja thoshte se ish-nusja pretendonte të zhvendosej nga Gjirokastra në Tiranë. Pra kërkonte të shiste banesën që ajo e kishte ngritur me paratë e saj. Djali dhe nusja sipas të moshuarës, kishin marrë kredi në bankë por nuk paguanin, duke rrezikuar sekuestrimin e shtëpisë nga banka.

Për të kërkuar zgjidhjen e situatën Merushja iu drejtua Prokurorisë, por fill pas kësaj nusja nisi ta dhunonte vjehrrën dhe akuzonte burrin për dhunë. Ndonëse e moshuara iu drejtua gjyqit, krejt papritur nusja fitoi të drejtën për të ndenjur në banesë me një vendim të Gjykatës së Apelit.

“Kam tridhjetë muaj që jam nëpër gjyqe. I kam fituar gjyqet në shkallë të parë, shkallë të dytë. Kam marrë dhe vendim për ta nxjerrë jashtë nusen e djalit. Dhe në kohën kur do të merrte vendimin për të dalë jashtë, vajti më hapi gjyq në apel dhe brenda ditës u bë gjyqi. Nuk më pyeti njeri mua, më lanë përjashta.”

Videon mund ta shikoni (KËTU)

Të këshilluara

Lorik Cana,plane për një fëmijë të dytë

Ish kapiteni ishte i ftuar në ‘Wake Up’ në Top Channel mëngjesin e sotëm, në nje bisedë për arritjet e fundit, familjen dhe planet e së ardhmes. Gjatë interv...

13:53

"Venom" merr përshtypje negative

Përshtypjet e para për “Venom”, filmin e ri “cinecomic” të “Sony” përqendruar te figura e negativit ikonë të “Spider-Man”, nuk ishin të kënaqshme. Pati kritika ...

13:04

Johny Depp flet për dhunën ndaj Amber Heard

Johnny Depp  ka folur për herë të parë pas akuzave për dhunim të ish bashkëshortes së tij Amber Heard. Ajo është shprehur se Johnny Deep e ka goditur partener ...

13:08

Taylor Swift rikthehet në AMA

Taylor Swift do të rikthehet sërish në ‘American Music Awards’ pas 4 vitesh. Madje këtë vit ajo do të rikthehet fuqishëm duke qenë se ajo do të hapë eventin me ...

12:35

Stresi,sërish sherr me policinë (Video)

Sidjon Tabaku është djali i cili pretendon se është dhunuar nga policia mbrëmjen e djeshme, madje është plagosur gjatë ndjekjes që forcat e rendit i kanë bërë t...

11:00

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI