Flash

Deputeti i PS-së pjesë e një incidenti në Serbi/ Provokim me flamurin shqiptar para Parlamentit, ndërhyn policia (VIDEO)

Lapsi.al 3 October 2018
Deputeti i PS-së pjesë e një incidenti në Serbi/ Provokim me

Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu është bërë protagonist i një incidenti në Serbi. Lapsi.al siguron një video, ku deputeti i Lezhës, bashkë me dy miqtë e vet, janë pikasur nga policia serbe duke bërë një gjest provokativ, të paktën kështu e konsiderojnë autoritetet aty. Dy miqtë e Ndreut kanë pozuar për foto me simbolin e shqiponjës me duar, përpara parlamentit të Serbisë. Por menjëherë pas kësaj, policia ka rrethuar makinën e Pjerin Ndreut, derisa mikut të tij i morën celularin për të fshirë foton. Deputeti vetë ka qenë në makinë gjatë gjithë kohës, ndërsa atë çfarë kishin bërë miqtë e tij ia tregoi policia. Për më tepër shihni videon më poshtë dhe debatin anglisht mes shqiptarëve dhe policëve serbë.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI