Flash

Basha i përgjigjet ironisë së Ramës: Dje mbroje Roshin, sot Taulant Ballën (VIDEO)

Lapsi.al 3 October 2018
Basha i përgjigjet ironisë së Ramës: Dje mbroje Roshin, sot

Lulzim Basha shkruan në Twitter se sa herë Rama kapet mat, reagon në të njëjtën mënyrë.

Basha iu përgjigj me një video ironisë së kryeministrit, i cili si për t’i vënë kapak akuzave të artikuluara nga çështja e Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit socialist Rrahman Rrahja, ka nxjerrë në skenë një tjetër debat, atë për paketën anti-shpifje.

Edi Rama është në hall të madh, flet sërish për një paketë antishpifje 

“Avaz i vjetër i kryekaragjozit sa herë kapet mat. Siç mbronte Roshin, po mbron sot Ballën. Vetingu i politikanëve do ta pastrojë këtë llum dhe do t’ju kthejë qeverinë njerëzve!”, shkruan Basha, duke i bashkangjitur postimit një video nga deklaratat e mëparshme të kryeministrit për Elvis Rroshin.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/10/rama-rroshi.mp4"][/video]

Më herët kryeministri Edi Rama ironizoi në “Twitter” se nëse Taulant Balla ka qenë në komisariatin e Krujës siç pretendon PD, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Sali Berisha ka qenë në Hollivud për të luajtur ‘Pretty Woman’. Ndërsa Basha e sheh zgjidhjen tek vettingu i politikanëve, Rama e shikon tashmë tek paketa antishpifje që do të propozohet së shpejti nga maxhoranca.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI