Flash

(VIDEO) Si u zbuluan 190 kg kanabis të dy shqiptarëve në Itali

Lapsi.al 2 October 2018
(VIDEO) Si u zbuluan 190 kg kanabis të dy shqiptarëve në Itali

Këto janë pamjet e aksionit të policisë në Itali, ku janë gjetur një sasi e madhe lëndësh narkotike dhe në pranga janë vendosur dy shqiptarë.

Aksioni është bërë në Ispicë, në zonën e Raguzës, Itali.

Guardia Di Finanza ka sekuestruar 190 kg kanabis dhe arrestoi dy shqiptarë të moshës 28 dhe 26 vjeç.

Një patrullë policie ka ndeshur në një furgon transporti për tregti, ku ka ngjallur dyshim sjellja e shoferit në atë periferi të izoluar.

Patrulla vendosi të bënte një kontroll. Makina u pa duke hyrë pas portës së një shtëpie private në një zonë periferike dhe pas gjysëm ore doli.

Më pas policia është futur brenda vilës ku ka gjetur dhe lëndën narkotike të paketuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI