Flash

(VIDEO) SHBA, shqiptari humb jetën mes flakëve

Lapsi.al 2 October 2018
(VIDEO) SHBA, shqiptari humb jetën mes flakëve

Një zjarr i rënë në një banesë i mori jetën një shqiptari në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja tragjike ndodhi në Hamtramck, në 2131 Cody Street. Në momentin e zjarrit në banesë ndodheshin dy persona, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende publik nga autoritetet atje.

Zjarrfikësit mësohet se i gjetën trupat e shkrumbuar në katin e parë të shtëpisë.

Ndërkohë fqinjët, duke folur për mediat lokale treguan se shtëpia ishte e braktisur dhe brenda saj jetonte prej të paktën dy vitesh një endacak i quajtur Tony, i cili sipas tyre ishte rreth 40 vjeç dhe me kombësi shqiptare. Gjithnjë sipas fqinjëve, shqiptari ishte përpjekur që ta bënte vendin më të ngrohtë në pjesën e sipërme, në përpjekje për t’u përgatitur për stinën e dimrit.

Banesa mësohet se nuk kishte elektricitet apo sistem ngrohjeje.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.

Mediat amerikane shkruajnë se gjatë fundjavës që lamë pas temperaturat kishin rënë në 5-10 gradë Celcius.

 

Të këshilluara

Xhisiela i ka mërzitur të gjithë

Nga Astrit Patozi Tashmë kanë folur të gjithë dhe është më e qartë për këdo se çfarë ka ndodhur. Është një tragjedi me tre akte për vajzën jetime nga një fsh...

19:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI