Flash

Sulm i rinovuar për Jordaninë e Izraelin; Panucci thërret Uzunin e Vrionin

Lapsi.al 2 October 2018
Sulm i rinovuar për Jordaninë e Izraelin; Panucci thërret Uzunin

Tekniku i përfaqësueses së futbollit, Christian Panucci, ka shpallur listën e 25 lojtarëve që do të grumbullojë në vigjilje të dy ndeshjeve të tetorit të ekipit kombëtar: miqësores me Jordaninë, të mërkurën (10 tetor) në “Elbasan Arena”, dhe eleminatoren me Izraelin në Ber Sheva, (14 tetor), për raundin e tretë të Grupit C1 për Ligën e Kombeve.

Situata e lojtarëve për të përzgjedhur natyrisht është më e mirë se në fillim të sezonit, por problemet tekniku italian i ka të gjitha në sulm. Dëmtimet e Odise Roshi e Armando Sadikut nuk janë rikuperuar ende dhe dyshja është një mungesë që e bën Panuccin me dhimbje koke.

Italiani ka thërritur dy debutues në repartin ofensiv: ish-sulmuesi i Laçit, Myrto Uzuni, që tashmë luan në kampionatin kroat me Lokomotivën e Zagrebit, vjen nga goli i shënuar në fundjavë, ndërsa shansi i parë është edhe për Giaccomo Vrioni e Venezias.

Pavarësisht thërritjes së këtyre dy lojtarëve, ai që ka bërë të lumtur teknikun është Eros Grezda, i rikuperuar tashmë pas dëmtimit dhe me minuta në këmbë me Rangers e Steven Gerrard.

Bashkë me dy sulmuesit, bëhen katër debutuesit në grumbullimin e kuqezinjve. Mbrojtësi, Egli Kaja, që aktivizohet në radhët e skocezëve të Livingstone e Kastriot Dermaku i Kozencës, do ti bashkohen ekspertëve difensiv.

Skuadra përfaqësuese e futbollit do të nisë seancat stërvitore ditën e hënë në kompleksin “Tropikal”, ku dhe do të grumbullohet në vigjilje të këtyre dy ndeshjeve.

Lista e lojtarëve të grumbulluar për sfidat me Jordaninë dhe Izraelin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI