Flash

Reagon Basha: Që Rexhepi të mos dhunojë më, Rama nuk duhet të ketë pushtet

Lapsi.al 2 October 2018
Reagon Basha: Që Rexhepi të mos dhunojë më, Rama nuk duhet

Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme pas masës së sigurisë të dhënë ndaj Rexhep Rraja, i cili tha se “Lulzim Basha le ta provojë në votime". 

Përdhunuesi flet në emër të Rilindjes: “Lulzim Basha ta provojë në votime” 

Sipas kreut të PD-së, Rexhep Rraja para se ‘të ishte përdhunues vajzash ka qenë dhunues zgjedhjesh dhe këtë e tregoi sot’. 

‘Që Rexhepi të mos dhunojë më, duhet që Edi Rama të mos ketë më pushtet!’, shkruan në faqen e tij në Facebook Lulzim Basha.

Postimi i plotë: 

Para se të kthehej në përdhunues dhe torturues vajzash, Rexhep Rraja ishte dhunues zgjedhjesh.

Rexhep Rraja dhe kriminelët e tjerë sollën në pushtet Edi Ramën, dhe pushteti i Edi Ramës e mbrojti atë nga dalja para drejtësisë për vjedhjen e votave.

Pushteti që i ati dhe Edi Rama mbajnë me votat e vjedhura, e mbrojtën Rexhepin edhe kur përdhunoi.

Ishte denoncimi dhe presioni i shoqërisë dhe opozitës që e çuan Rexhepin në sallën e gjyqit.

Prandaj Rexhepi është i habitur që ndodhet atje dhe kërcënon se do hakmerret kundër opozitës duke i vjedhur prapë zgjedhjet.

Sepse Rexhepi e di mirë se kur vjedh zgjedhjet je zot që mund të bësh çfarë të duash, të grabisësh të përdhunosh të vrasësh.

Që Rexhepi të mos dhunojë më, duhet që Edi Rama të mos ketë më pushtet!

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI