Flash

Në Shqipëri biznesmen, në Itali i dënuar me 32 vjet bug për trafik droge. Kush është Vangjel Ziaj

Lapsi.al 2 October 2018
Në Shqipëri biznesmen, në Itali i dënuar me 32 vjet bug

Janë sekuestruar 1 milion euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtaria kriminale, të shtetasit Vangjel Ziaj, 50 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas është dënuar nga autoritetet italiane me 32 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Trafiku i narkotikëve” dhe është duke vuajtur dënimin në Itali.vangjel-ziaj

• Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e 1 milion euro:

• Kompleks shërbimesh “Pelikani” i ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” Fier.

• Një apartament me sipërfaqe 70 metra katror në lagjen “Kryengritja e Fierit”.

• Një automjet i markës “Benz”.

Vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas dhe personat e lidhur me të.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, gjurmimit, gjetjes, sekuestrimit me qëllim konfiskimi të aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, është hapur procedimi penal i regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit Vangjel Ziaj (Arben Gropa).

Në përfundim të veprimeve të kryera, nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u zbatua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestro preventive në lidhje me pasuritë e shtetasit:

– Vangjel Ziaj, 50 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas është dënuar nga autoritetet italiane me 32 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Trafiku i narkotikëve” dhe është duke vuajtur dënimin në Itali.

• Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e 1 milion euro:

• Kompleks shërbimesh “Pelikani” i ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” Fier.

• Një apartament me sipërfaqe 70 metra katror në lagjen “Kryengritja e Fierit”.

• Një automjet i markës “Benz”.

Vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas dhe personat e lidhur me të.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI